Trump mund të mos bëhet President i SHBA
Donald Trump pavarësisht fitimit të zgjedhjeve, mund të mos bëhet President i SHBA-ve.
Sistemi elektoral amerikan llogarit votat e kolegjit elektoral që përfaqëson votën e rezultatit të zgjedhjeve në secilin shtet.
Kolegji Elektoral do të votojë më 19 dhjetor që formalisht do të mund t’i japin Trump çelësat e Shtëpisë së Bardhë. Por, të paktën 15 prej tyre që përfaqësojnë Republikanët janë shprehur kundër Trump dhe po bëjnë fushatë që ai të mos bëhet president.
Ky zhvillim mund ta çojë qeverinë amerikane në kaos pasi nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e saj demokratike. Votimi kundër Trump i Kolegjit Elektoral do të ishte njëlloj sikur monarkia të refuzonte vendimin e votuesve në Britani, shkruan “Daily Star”, përcjell Panorama.
Nëse prezantuesi televiziv, David Pakman do të rezultoi se ka të drejtë kur thotë se 15 përfaqësues të Kolegjit Elektoral do të votojnë Hillary Clinton në vend të Trump, atëherë Republikani nuk do të mund të sigurojë 271 votat e nevojshme për t’u bërë presidenti i ardhshëm i SHBA-ve.