Sfidat e politikës së jashtme amerikane
Ndërsa presidenti i zgjedhur Donald Trump kërkon të caktoj sekretarin e ri të Shtetit, ekspertët thonë se cilido që do të zgjidhet do të përballet me sfida në mëkëmbjen e kredibilitetit të lidershipit amerikan në botë. Ata presin gjithashtu një shqyrtim të politikës së jashtme në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me vendet e tjera.
Ndërsa dhuna dhe kriza humanitare përkeqësohen në Lindjen e Mesme, dhe këmbëngulja ruse dhe kineze vazhdon të kërcënojë interesat kombëtare amerikane, sekretari i ri i shtetit do të përballet me shumë sfida globale.
“Mendoj se sekretari i shtetit duhet të jetë global, duhet të shqetësohet për të gjitha pjesët e botës, sfidat e tyre, të jetë i angazhuar për vlera amerikane dhe këto për mua janë vlera universale, qeverisja e mirë, anti-korrupsioni, mbështjetja për të drejtat e njeriut, njohja e Amerikës si udhëheqëse e botës dhe se angazhimi ynë bëhet shumë i rëndësishëm.”
Por diplomati më i lartë amerikan duhet të përballojë gjithashtu kërkesat e vendit.
“Sekretari i Shtetit bën gjithmonë diçka nën drejtimin e presidentit. Kështu edhe me ligj edhe sipas traditës, sekretari është më shumë një ndihmës i presidentit sesa një figurë e pavarur.”
Pritet një rishikim madhor i politikës së jashtme. Disa studiues rajonal rekomandojnë një qasje ndryshe për të adresuar kërcënimet provokative nga Koreja e Veriut.
“Mund t’ja vlej eksplorimi i disa kanaleve mbështetëse të komunikimit me Phenianin për të parë se ku janë ata, si është situate dhe për të filluar të paktën një bisedim. Kjo për shkak se është shumë e vështirë të punosh për problem të marrëdhënieve ndërkombëtare me vende që mund t’i kesh armike, në se nuk ke asnjë marëdhënie me to.”
Ndërsa presidenti i zgjedhur Trump ka premtuar ta vendosë Amerikën të parën, analistët thonë se sekretari i ardhshëm i shtetit ka nevojë të sigurojë aleatët tradicionalë të Uashingtonit për çështjet kyçe.