Albspirit

Media/News/Publishing

Megjithatë dhemb ikja e Andrea Stefanit

 

Andrea Stefanin e kam njohur mjaft herët, qysh kur punonte në gazetën e Frontit Popullor, “Bashkimi”, te shoqata e miqësisë “Shqipëri-Greqi”, pastaj në “Gazetën Shqiptare”, te “Shekulli”, te program “IREX”, te “Alsat”, te “Shqip” e deri së fundi te “Dita”.

Si gazetar më ka pëlqyer sidomos në shkrimet dhe analizat ekonomike dhe jo aq në ato politike, megjithëse kam qenë edhe readaktor i të vetmit libër në publicistikë “Albanistan”.

Kritik për gjithçka dhe jo për gjithkënd, shpesh i rreshtuar në pozicione që nuk përfitonte gjë materialisht, ai kishte lexuesit e vet fanatikë që e ndiqnin sa në një gazetë në tjetrën, siç ka ngjarë me shumë prej nesh që u përfshimë në botën e shtypit, një pushtet që sot është aq laraman dhe aq pa ndikim në jetën shqiptare.

Megjithatë ikja është e dhimbshme dhe shpirti iu prehtë në paqe Andreas…

Please follow and like us: