Po mbaron koha kur zyrtarë të tipit Kammenos, përdoren si kërcënim për rrugën e kthimit të atyre fëmijëve çamë të vitit 1945, që kërkojnë asgjë më shumë se sa të shkojnë e të shohin varrin e nënës, atje në Paramithi, Sul, Parga, Margëlliç, Filat e kudo në trojet e Çamërisë

“Grekët thonë s’ka rëndësi Ligji i Luftës, kemi Traktatin e Miqësisë. Atëherë përse nuk e shfuqizojmë?”, kjo pyetje e kryeministrit Rama drejtuar autoriteteve greke, nuk ka marrë ende një përgjigje. E tha në një intervistë për televizionin grek Sky, ku kryeministri shqiptar foli qartë dhe prerë për zgjidhjen e të gjitha problemeve që mbartin dy vendet, Shqipëria dhe ministri-grek-696x458Greqia, nga e shkuara e marrëdhënieve mes tyre. Një prej tyre, e që lidhet pikërisht me ligjin e luftës në fuqi, është çështja çame. Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka folur qartë dhe hapur për këtë çështje, kur theksoi se është e shtruar në tavolinën e bisedimeve me grekët dhe nga kjo çështje pala shqiptare nuk do të tërhiqet.

Është ky qëndrim i prerë i kryeministrit Rama që ka shkaktuar reagimin e disa zyrtarëve grekë, të cilët atje në Athinë konsiderohen sharlatanë. Por jo, në të vërtetë është fjala për ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, i cili iu vesh me rroba ushtarake dhe guxoi të kërcënojë Shqipërinë.

Greqia dhe Shqipëria janë vende anëtare të NATO-s dhe kanë marrëveshje bashkëpunimi,  pavarësisht se në mënyrë krejt absurde Greqia vazhdon të mbajë “ligjin e luftës” me vendin tone. Është kaq absurde deklarata e ministrit të mbrojtjes, Panos Kamennos por që nuk është pasuar nga asnjë korigjim nga autoritet e tjera greke. Në Greqi kanë dëshirë ta quajnë si një fetar të devotshëm të fesë Ortodokse, Panos Kammenos. E cilësojnë një figurë kontraverse dhe që nuk përfaqëson linjën kryesore dhe zyrtare të saj.  Pra ky është edhe qëndrimi i qeverisë greke, për të cilin qeveria shqiptare duhet të reagojë fort.

Ministri grek i Mbrotjes, Panos Kammenos,  i përket një partie të krahut të djathë, “Grekët e pavarur”, e njohur për qëndrimet e saj kundër emigrantëve dhe kundër fqinjëve. Kjo parti është në koalcion qeveritar me partinë e kryeministrit Tsipras SYRIZA.

tsipra-kamenosQë në themelimin e partisë në vitin 2012 ai u pozicionua në krahun e djathtë duke mbështetur nacionalizmin dhe fuqizimin e rolit të Kishës Greke në familje dhe edukim.

Ai u emërua ministër i Mbrojtjes së Greqisë më 27 janar 2015.  Ai ka shërbyer deri më 20 gusht 2015, kur koalicioni i Syriza-ANEL dha dorëheqjen, dhe vazhdoi si të mbate detyrën deri më 28 gusht, kur ai u pasua nga Ministri i përkohshëm, Ioannis Giangos. Ai u bë përsëri Ministër i Mbrojtjes më 23 shtator 2015, kur koalicioni i Syriza-ANEL u ri-krijua pas zgjedhjeve të 20 shtatorit 2015.

Ai vazhdon të jetë në qeverinë grekë ndërkohë që partia e tij ka fituar vetëm 3.7 përqind të votave në zgjedhjet e fudit dhe njihet për gjuhën e tij ekstremiste dhe anti-europiane.

Gjatë krizës në Greqi dhe problemeve me borxhin e papaguar ai ka deklaruar se “Evropa udhëhiqet nga neo-nazistët gjermanë”.  Ai shkoi deri atje sa e quajti edhe ministrin gjerman të Financave Wolfgang Schäuble person non grata për shkak të dëmshpërblimeve të luftës që Kamenos kerkon nga Gjermania.

Deklaratat e tij janë shqetësuese, ato janë antisemite, kundër emigrantëve, e kundër fqinjëve. Në dhjetor 2014, Kammenos deklaroi në televizion se Greek institucionet fetare çifute dhe myslimane nuk paguajnë taksat (në kontrast me Kishën e Greqisë, e cila ishte përjashtuar nga tatimet në të ardhura duke filluar në vitin 2004).

-Në mars 2015 Kammenos tha se “Në qoftë se emigrantët do të vërshojnë në Greqi, atëherë ata duhet të dinë se Greqia do të pezullojë traktatin Dublin II, dhe emigrantët do të marrin dokumentet e tyre dhe do të udhëtojë në Berlin”.

kammenos2-Ai gjithashtu deklaroi se “Nëse Evropa na lë në krizë, ne do të përmbysim atë me emigrantë, dhe do të jetë edhe më keq për Berlinin, nëse në atë valë të miliona emigrantëve ekonomikë do të ketë disa xhihadistë të Shtetit Islamik” dhe kërcënoi se Greqia do t’u “japë  emigrantëve nga kudo dokumentet që ata kanë nevojë për të udhëtuar në zonën Shengen.”

Së fundmi i pëlqen të vishet me rroba ushtarake dhe të dalë në kufirin me Shqipërinë për të treguar forcën. Duket qesharake dhe e frikshme që një politikan i një vendi anëtar i BE-së dhe NATO-s, të bëjë deklarata të tilla, por në Greqi thonë se nuk e merr njeri seriozisht, ashtu si as zyrtarët shqiptarë nuk duken të shqetësuar.

Megjithatë kjo është një mënyrë tipike greke për të testuar situatën në përpjekje për ti rezistuar asaj që nuk kanë më nga i shmangen, zgjidhjes së çështjes çame. Është hera e parë që Tirana zyrtare flet me gjuhë të qartë dhe kërkon nga pala grekë zgjidhjen e çështjes çame si çështje e të drejtave të njeriut, bazuar në konventat ndërkombëtare. Kryeministri e ka thënë më shumë se një herë që nuk do të tërhiqen nga ajo tavolinë ku është vendosur për tu zgjidhur çështja çame dhe as nuk do të lejojnë Greqinë t’i largohet asaj. Deklarata e ministrit “sharlatan” grek, nuk do të mund të përdoret si kërcënim për rrugën e kthimit të atyre fëmijëve çamë të vitit 1945, që kërkojnë asgjë më shumë se sa të shkojë e të shohin varrin e nënës, që është atje në Paramithi, Sul, Parga, Margëlliç, Filat e kudo në trojet e Çamërisë.

femijet-jetime-te-camerise