Albspirit

Media/News/Publishing

Anri Sala, pjesë e “Onufri 22”

Anri Sala do të jetë një ndër artistët pjesëmarrës në edicionin e 22 të Konkursit Ndërkombëtar Onufri. Bri emrave të pjesëmarrësve në këtë edicion, që do kurohet nga Fani Zguro, nën moton “Stranger than kindness” figuron dhe emri i artistit të njohur shqiptar. Bashkë me Salën, një tjetër artist i njohur që i bashkohet Onufrit është dhe Helidon Xhixha.

Pjesë e këtij eventi këtë vit do të jenë dhe dy projekte speciale “Kinema” dhe “Taxi” (kjo e fundit e merr zanafillën nga projekti zanor i Anri Salës “No Formula One, No Cry – Taxi”). E frymëzuar nga hiti i Nick Cave and the Bad Seeds “Stranger than Kindness”, ky edicion i kushtohet shkrimtarit shqiptar Mitrush Kuteli (1907-1967).Ekspozita do të instalohet në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve vepra të artistëve : Hamra Abbas, Klodiana Alia, Luca Bolognesi, Guri Bulovari, Erik Bünger, Kajsa Dahlberg, Nico Dockx, Jakup Ferri, Ulrika Ferm, Regina José Galindo, Rä di Martino, Dora Garcia, Manuela Garcia, Yllka Gjollesha, Khaled Hafez, Pablo Helguera, Dejan Kaludjerovic, Ilir Lluka, Edson Luli, Christopher Milne, Haroon Mirza, Museo Aero

OnufriSolar, Bruno Muzzolini, Ferhat Özgür, Klodian Pasku, Steve Piccolo, Leonard Qylafi, Pipilotti Rist, Damien Roach, Karl Ingar Røys, Anri Sala, Tomas Saraceno, Mariette Schiltz and Bert Theis, Arjan Shehaj, Bert Theis, Josephine Turalba, Esmé Valk, Daniëlle Van Ark, Desmond Xhixha, Helidon Xhixha, Shingo Yoshida, Ergin Zaloshnja.

Ekspozita do të hapet dt. 15 dhjetor 2016, ora 18.00 dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 1 Shkurt 2017.

Please follow and like us: