Marc Anthony konfirmon ndarjen nga bashkëshortja pak javë pasi J.Lo e puthi në buzë
Ka marrë fund zyrtarisht. Marc Anthony, 48 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Shannon de Lima, 28 vjeç kanë konfirmuar ndarjen nga njëri-tjetri vetëm pak javë pasi këngëtari meksikan zuri faqet e parë të revistave teksa puthej në buzë nga ish-bashkëshortja e tij Jennifer Lopez në skenën e Latin Grammy Awards muajin e shkuar.
“Pas konsideratës së madhe për njëri-tjetri, ne kemi vendosur reciprokisht dhe miqësisht t’i japim fund martesës sonë dyvjeçare”, tha çifti për Us Weekly.
Please follow and like us: