Vrasja e ambasadorit rus në Turqi, Moska zyrtare: Është një akt terrorist
Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova e ka cilësuar vrasjen e ambasadorit Andrei Karlov në Ankara një akt terrorist dhe nënvijëzoi se çështja do të ngrihet para këshillit të sigurisë të Kombeve të Bashkuara.
“Sot është një ditë tragjike për diplomacinë ruse. Sot në Ankara, ambasadori rus u plagos dhe më pas ndërroi jetë gjatë një eventi publik, – deklaroi zëdhënësja. – Kemi marrë sigurinë e autoriteteve turke që përgjegjësit e këtij akti do të ndëshkohen”.
Sulmi vdekjeprurës vjen vetëm një ditë përpara mbledhjes në Moskë të ministrave të jashtëm të Turqisë, Iranit dhe Rusisë për të diskutuar gjendjen në Alepo.
Please follow and like us: