Knut Fleckenstein për 27.al: Çështja Çame? Johannes Hahn ka të drejtë
rodeputeti, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian, flet edhe për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Nga Ejona Zenelhasani
“Çështjet historike duhet të diskutohen mes dy vendeve për të shkuar drejt zgjidhjes. Jam shumë dakord me atë çfarë tha Komisioneri Johannes Hahn, që Çështja Çame i përket dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë si pjesë e bisedimeve mes dy qeverive të tyre”, tha eurodeputeti, Knut Fleckenstein, në intervistë për 27.al. Ai sqaron se do të ishte shumë e gabuar në që këto probleme të ndikonin në ndaljen e negociatave, ende pa nisur ato.
Në një intervistë për 27.al, Fleckenstein foli për kohën, kur Shqipëria do mbërrijë në momentin përfundimtar, atë të hapjes së negociatave me BE-në. Si do të sillen vendet anëtare me rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe gjithë problematikën e këtij momenti. Knut Fleckenstein, ka dhënë opinionin e tij për atë çfarë po ndodh në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, për deklaratat mes palëve për Himarën dhe për Çështjen Çame.
Intervista e plotë do të publikohet gjatë ditës së nesërme në 27.al dhe TV27.