Albspirit

Media/News/Publishing

Amerikanët rendisin 41 tipare për të kuptuar nëse një person është shqiptar

bsite-i i famshëm amerikan “Buzz Feed” ka publikuar një artikull në të cilin rendit disa nga gjërat që i karakterizojnë shqiptarët, nën titullin “E dini që jeni shqiptar kur…” Një formë ironie dhe humori kjo, për të dhënë përshtypjen se cilat janë karakteristikat më tipike të shqiptarëve.

1-Gjysma e njerëzve që njihni janë kushërinjtë tuaj

2-Lini bakshish edhe në supermarkete

3-Në dasmën tuaj keni rreth 400 të ftuar (Ndërkohë njihni ¼ e tyre)

4-Nëse jeni nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi praktikoni turizmin patriotik – Nëse vizitoni gjirin shqiptar çdo verë të jetës suaj, e nëse shpenzoni aty paratë jeni një patriot i pamohueshëm

5-Shanset janë, që në shtëpinë tuaj ka më shumë alkool se sa në lokalin e lagjes tuaj

6-Nuk mund të vishni të njëjtin fustan në dy dasma

7-Sa herë që gjyshi juaj sheh politikanë në televizor do t’i bërtasi atyre për 20 minuta

8-Përdorni raki për çdo gjë

9-Mamaja juaj është e fiksuar për të pastruar shtëpinë shtatë herë në ditë

10-Çdokush rreth jush di si të shajë në shqip

11-Kur gjyshja juaj pëson atak në zemër nëse nuk keni ngrënë

12-Frigoriferi juaj ka më shumë mish se sa supermarketi

13-Jeni me katër miq në tavolinë dhe secili ka bindje të ndryshme politike

14-Një djalë që keni qejf ju pyet “A jeni vajzë e mirë?” dhe ju bëni çdo gjë për ta bindur

15-Edhe një muaj pas Vitit të Ri ju vazhdoni dhe hani Bakllava

16-Për ju dita më e rëndësishme e vitit është nata e Vitit të Ri

17-Jeni krenarë për Dua Lipën, Bebe Rexha, Rita Orën dhe Era Istrefin

18-Shqiptarët martohen vetëm më shqiptarë

19-Habiteni (në mënyrë pozitive) kur serbët nuk ju shajnë apo komentojnë në videot tuaja në Youtube

20-Prindërit e miqve tuaj shqiptarë gjithmonë ju pyesin se si fëmijët e tyre shkojnë në shkollë (sikur nuk jetojnë me ta)

21-Kur prindërit tuaj nuk janë në shtëpi, dhe një nga miqtë e tyre shqiptarë ju telefonon, bëni mirë të keni një shpjegim se ku janë prindërit

22-Ekziston gjithmonë një i afërm me të cilin gjyshërit tuaj nuk flasin

23-Nëse jeni ftuar për darkë, ata që ju mirëpresin refuzojnë ta besojnë se stomaku juaj ka një limit, dhe ofendohen kur ju nuk e mbaroni pjatën e pestë.

24-Keni frikë të kolliteni apo të teshtini para prindërve sepse automatikisht ata do ju bërtasin pse jeni sëmurë

25-Gjyshja juaj do të çohet e do t’ju përgatisë ushqim edhe nëse është në shtratin e vdekjes

26-Të gjithë miqtë tuaj janë lodhur duke dëgjuar nga ju se Nënë Tereza, Eliza Dushku, Vëllezërit Belushi dhe krijuesi i Viagrës kanë origjinë shqiptare

27-Mbani ndonjë lloj forme të flamurit shqiptar, në bluzë, në varse, tatuazh ose sfond në telefonin tuaj celular

28-Mamaja ju detyron të vishni një “kanatjere” sa herë që dilni që të mos ftoheni

29-Festoni të gjithë festat fetare, pavarësisht besimit tuaj

30- Jeni në restorant me familje të tjera shqiptare dhe ka një sherr 10 minutësh se kush do paguajë, që përfshin sharje,goditje dhe madje grisje të parave

31-Mamaja ju bërtet në shqip përpara shoqeve të tua të huaja

32-Babai juaj gjithmon tenton të bashkohet me komunitetin shqiptar

33-Jeni futur në telazhe në klasë të 10-të kur bëtë me bojë murin e klasës me flamurin shqiptar

34-Kur jeni me një shqiptar dhe nuk i dini emrin, thjesht i thërrisni “ej Shqipe” 3

5- Keni ose një Mercedes të zi ose një BMW përpara shtëpisë tuaj

36-Prindërit tuaj ju tregojnë histori se si ecnin 8 milje në 1.5 meter trashësi bore zbathur në kodra e male për të shkuar në shkollë

37-Flisni rreth një orë para derës kur largoheni nga shtëpia e dikujt

38-Përdorni qese ushqimesh për të hedhur mbeturinat

39-Babai juaj ka therur derr apo qingj

40-Shkoni në festa shqiptare vetëm për tu dukur

41-Bëheni shumë shpejt me nerva

https://www.buzzfeed.com/illyrian/you-know-you-are-albanian-when-2iqjw

Please follow and like us: