Albspirit

Media/News/Publishing

Amnistohet shitja dhe prodhimi i narkotikëve/ Zbardhet vendimi

ë dënuarit e formës së prerë deri në datën 25 dhjetor të këtij viti për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike, parashikuar nga paragrafi i parë i nenit 283 të Kodit Penal do të përfitojnë nga amnistia. Nga kjo amnisti nuk do të përfitojnë financuesit, drejtuesit apo personat që kryejnë trafikun e kanabisit në bashkëpunim, ose më shumë se një herë.

Pavarësisht rezervave të opozitës, Komisioni i Ligjeve miratoi dje nen për nen projektligjin e amnistisë, i cili, në nenin 4 të kritereve ndaluese për përfitimin e amnistisë, nuk përfshinte prodhimin e shitjes së lëndëve narkotike. Neni 283  Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, përbëhet nga tre paragrafë.

“1. Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. 2. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. 3. Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet”. Tek ligji i amnistisë, neni 4, tek kriteret përjashtuese, që nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga kjo amnisti, nëse kanë një vendim të formës së prerë, parashikohet vetëm paragrafi i dytë dhe i tretë i këtij neni.

Pika “k” e nenit 4 të projektligjit të amnistisë, thotë: përjashtohen nga e drejta e përfitimit personat e dënuar për krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 283”,-duke lënë kështu të hapur amnistimin e paragrafit të parë.

Pra, e thënë  më thjeshtë, do të amnistohet kjo pjesë e nenit: “Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.”

Por nuk do të amnistohen veprat e parashikuara në dy paragrafët e tjerë të ligjit: “Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet”.

Amnistohet
Neni 283, paragrafi 1:
Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Nuk amnistohen:
Neni 283, pika 2 dhe 3.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.
Nenin 283/a
Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i substancave narkotike ose psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.
Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.
Neni 284
Krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës.

Please follow and like us: