Albspirit

Media/News/Publishing

Arben Skënderi: Viena ne Tirane

Ja pra qe nuk na pas kish pas qene nje gabim kumunikimi por nje operacion financiar dhe marketimi i mire menduar…!
Sa me e madhe “fama” aq me e justifukuar zhvatja…!

Sot qe flasim, saj gjithe kesaj, çmimi i biletes ne treg te zi ka vajtur rreth 100.000 lek te vjetra.

Kompania AGE production, e cila ka nenshkruar kontraten me Ministrine e Kultures  dhe qe ka marre ne llogarine e saj tashme gjysmen e fondit per organizimin e koncertit te madh, atij koncertit qe per here ta pare dhe me ne fund, do sjelli qyteterimin e Vienes te “katunaret” e Tiranes, figuron e krijuar 4 muaj me pare, nga vete z. Doli, enkas per kete dite.

Pa asnje aktivitet artistik te meparshem siç e kerkojne procedurat e percaktuara nga Ministria e Kultures,  ajo do menaxhoje nje fond mbi 300.000.000  milion lek te vjetra, (dhe ketu kemi parasysh vetem fondet publike dhe biletat) ne shkelje totale te ligjit…!

Po ti referoferohemi ligjit per artin, ligji ne te cilin eshte bazuar dhe procedra e ndjekur per kete rast do konstatojme qe nuk mund te financohen sh.p.k apo sh.a. por vetem individe dhe organizata jo fitimprurese, dhe keto me shuma te mirepercaktuara, pasi nese do te marrim shumen totale qe MK financon do te duhej ta trajtonte me VKM te vecante per procedurat e aktiviteteve ne te tilla raste (kujtojme ketu viziten e Papa Franceskut, 70-vjetori i clirimit etj).

As z. Doli por as Ministria e Kultures nuk kane sqaruar akoma asgje per gjithe kete…!!!

Nderkohe,  z. Doli pritet shume shpejt te emerohet drejtor artisik ne TVSH me nje rroge speciale me shume se dy fishi i Presidentit te Republikes.

http://www.citynews.al/2016/12/e-verteta-per-filarmonine-e-vienes-ne-tiranesi-dhe-pse-genjen-qeveria/1

Please follow and like us: