Albspirit

Media/News/Publishing

Bienalja e Venecias dhe Flaka Haliti

Eleni LAPERI

Më pëlqeu shumë ftesa që më bëri Ministrja e Kulturës për të qënë pjestare e jurisë, që do të përzgjidhte projektin e artistit, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e 57-të të Venecias ‘Viva Arte Viva’

Më pëlqeu shumë ftesa që më bëri Ministrja e Kulturës për të qënë pjestare e jurisë, që do të përzgjidhte projektin e artistit, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e 57-të të Venecias ‘Viva Arte Viva’, sepse:

– Gjithnjë më ka pëlqyer të jem me njerëz prej të cilëve mund të mësoj diçka. Ashtu si mësova prej pjestarëve të tjerë të jurisë si ndërtohet ajo biennale, e cila nuk është thjesht një ekspozitë, po një ndërmarrje e komplikuar, që kërkon parashikimin me hollësi të mënyrës se si do të ekspozohen pjesët e projektit artistik, se si ky projekt do të mirëmbahet gjatë gjithë periudhës së bienales, si do të përballet me publikun, me kritikën, me shtypin, si do të financohetm etj.

– U njoha me tekstin e kuratores Christine Macel, i cili më pëlqeu, për faktin se kërkon prej pjesëmarrësve të rrëfejnë, krahas veprës së artit për bienalen, edhe fakte nga procesi i krijimit. (Kjo ide e saj më kujtoi një thënie të filozofes  Hannah Arendt, e cila në librin  ‘Kriza e kulturës’ shkruan se procesi krijues nuk duhet të shpaloset në publik, pasi fati i atij procesi nuk është t’i shpërfaqet botës. Ai element i pamohueshëm lirie që shoqëron krijimin e një vepre arti mbetet i fshehur, sepse publiku nuk është i interesuar për të. Publikut i intereson vepra e përfunduar. Ndoshta Christine Macel mendon ndryshe, po mua më pëlqen të mendoj se ‘në një botë plot konflikte dhe tronditje, ku humanizmi është vërtet nën trysninë e pragmatizmit’, ajo dëshiron t’ia bëjë të dukshëm publikut edhe atë ‘element të pamohueshëm lirie, që shoqëron krijimin e një vepre arti’.)

– Mësova të reja nga fusha e artit bashkëkohor ndërkombëtar. Mësova prej Marco Scotinit, kryearit të jurisë se piktura bashkëkohore kineze fillesën e ka patur te piktura shqiptare.

– Mësova të të fshehtat që mban godina e ish-Kinostudios prej Gëzim Qëndros, i cili po bën një libër për të.

Më pëlqeu projekti fitues i Leonard Qylafit dhe kuratores Vanessa Muller., i titulluar ‘Ndodhi në kohën e tanishme’, sepse:

– Projekti i tij për pavionin shqiptar të bienales përbëhet prej elementëve të ndërtuara mbi principe të ndryshme: prej tetë pikturave në kanavacë, dy videove dhe disa artifakteve, libra e revista origjinale, që tregojnë realitete të ndryshme, po ilustrojnë të njëjtën ide: marrëdhënien e qytetarit me Autoritetin në dy rregjime: në periudhën e diktaturës së proletariatit dhe në një ditë të pas viteve 1990.

-Te ai projekt pashë të ilustruar thënien e kuratores, se arti: ‘Është vendi i përkryer për të reflektuar, për t’u shprehur për lirinë dhe çështjet themelore. Arti është vendi i parapëlqyer për ëndrrat dhe utopitë, për marrëdhëniet me qëniet e tjera njerëzore, me natyrën dhe gjithësinë, ashtu edhe me një përmasë shpirtërore. E pra, arti është mbrojtja më e mirë, një kopësht që mund të mbillet pavarësisht trendeve apo interesave të veçanta’.

–  Fotografitë e marra nga revista të kohës së diktaturës apo të shkrepura nga vetë artisti në protestën e 21 janarit të vitit 2012, janë preteksti për të ndërtuar ikona të të dy kohëve, që më shumë se përpiqen të jenë estetikisht tërheqëse, fokusohen në portretin e turmës në dy rregjime krejt të kundërta. Vizitori në sallën e pavionit shqiptar do të rrethohet nga një mjedis poetik, i cili do krijohet nga cicërimat e zogjve, nga zëri i një folësi të një programi televiziv, zëri i artistit, ndërkohë që tema e pikturave nuk është aspak e tillë. ‘…kështu struktura e gjithësisë – kam parasysh qiejt, dhe tokën, dhe gjithë botën – është ndërtuar prej harmonisë që arrihet nëpërmjet përzierjes së principeve krejt të kundërta’, shkruante Aristoteli 2400 vite më parë. Kjo është një e vërtetë edhe për krijimtarinë artistike, është kusht për shkaktuar emocione te shikuesit.

Më pëlqeu se takova dhe dëgjova diskursin e Flaka Halitit.

–  Për ne që jetojmë në një vënd ku paraja është bërë ideologjia sunduese, në një shoqëri plot pasiguri e mosbesime ndaj shtetit e ndaj tjetrit, diskursi i saj më bindi sa e vërtetë është ideja e shprehur prej kuratores Macel, se: ‘… arti është alternativa ndaj individualizmit dhe indiferencës. Ai na mbështet dhe na ngre moralisht’.

–  Te Flaka pashë ‘artin si mënyrën më të mirë për të vendosur një balancë në jetën e vërtetë’. Kur mbizotëron kaosi, dhuna, e shëmtuara, njeriu kërkon rregullin, poezinë, të bukurën. Domosdoshmërinë për harmoni në marrëdhënien ndërmjet krijimtarisë dhe realitetit e pohonte edhe Duchamp. Shumë vite më parë ai shkruante: ‘Në një realitet ku çdo gjë e fabrikuar tenton të jetë e përkryer, proçesi i krijimit të artistit tenton të vendosë drejtëpeshimin, duke hequr dorë prej çdo lloj estetike’.bashkëkohor, zëri dhe përgjegjësia e artistit janë vendimtare’.

– Më pëlqen të them se me artistë si Flaka Haliti, ndonëse të pakët në numur sot, nesër edhe ne do jemi si gjithë kombet e përparuara, ku ‘Arti është një ‘po’ për jetën, edhe pse ndonjëherë një ‘por’ e shoqëron’.

Please follow and like us: