Albspirit

Media/News/Publishing

Mbyllja e portaleve është çensurë në media

Elvi FUNDO

Në kuadër të “Reformës Zgjedhore”, Partia Socialiste konkretisht nëpërmjet Taulant Ballës ka nxitur një debat që lidhet me median online, por që u shua menjëhere.

Për të pasur një informacion dhe sqarim më të plotë citynews po sjell ndryshimet e propozuara dhe argumenta ligjorë që i nxjerrin këto propozime si antikushtetuese pasi cënojnë lirinë e shprehjes.

Në propozimin e tij deputeti socialist Taulant Balla në Nenin 10 pika 7 është e formuluar si më poshtë, “Ndalohet përdorimi i portaleve elektronike të pa kontrolluara nga Bordi i Monitorimit të Mediave për propagandë zgjedhore. Autoritet shtetërore marrin masa për mbylljen gjatë fushatës zgjedhore të portaleve elektronike të pa regjistruara të cilat përhapin propagandë zgjedhore, zhvillojnë sondazhe pa respektuar rregullat e këtij kodi, apo kalojnë kufirin e informimit dhe konsiderohen propaganda zgjedhore”.

Propozimi thotë portalet e pa rregjistruara, por nuk sqaron disa detaje. Çfarë konsiderohet portal? Po marrim një rast a është balkanweb, lapsi apo mapo.al portal? Në rastin e parë dhe të dytë kemi një portal në të tretin portalin e një gazete që funksionon i pavarur prej saj. Si dy të parët, por më i reduktuar në staf është edhe Citynews.

Problemi sipas prozimeve të Ballës qëndron tek të pa regjistruarit dhe në propozim thuhet autoritetet shtetërore të marrin masa. Po të regjistruarit kush po i kontrrollon? Sepse ska strukturë pergjegjëse me ligj. Po gazetat, televizionet, portalet e tyre kush i kontrrollon?

Partia Socialiste e bën këtë veprim vetëm si presion për zgjedhjet, pasi ka problem sondazhet dhe propagandën e tyre. Përpara se të bëjë këtë qeveria apo deputetët socialistë duhet të përgatisin një ligj të ri për mediat ku të futen dispozita sipas realitetit sot të medias, por kursesi me çensure. Gazeta, media online, apo shembujt që solla më sipër janë njësoj për më tepër shumë portale apo agjensi lajmesh online, sot janë një hap përpara gazetave të printuara dhe televizioneve, edhe pse kanë më shumë staf,  keta të fundit funksionojnë si makineri të ndryshkura në lidhje me raportimin e lajmit. Por kjo është një tjetër çeshtje

Le të kthehemi konkretisht tek propozimet e Taulant Ballës.

Dispozita e propozuar parashikon konceptin e ‘pakontrolluar’.  AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive), nuk ka subjekt portalet, ato janë subjekt i AKEP, i cili i “licenson” me shitjen e domane-ve. Nëse Balla e ka fjalën për të qenë subjekt i AMA, duhet një tjetër ndryshim ligjor, apo në rast se do ta çojë kontrrollin tek AKEP minimalisht duhet të ngreje një strukturë me kompetenca ligjore.

Më tej po sjellim një tjetër aspekt këtë herë në lidhje me fushatën, ku propozimi i Ballës tregon se është i nxituar, pa koncept ligjor dhe i bërë shpejt e shpejt, Alla shqiptarçe.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), në çeshtjen Feret v. Blegium të vitit 2007, ka sqaruar pozicionin e medias mbi çështjet e fushatave zgjedhore. Në këtë vendim, GJEDNJ (Gjykata e Strasburgut) pranon se kriticizmi në rastet e fushatave është i lejuar. Pra zoti Balla dhe PS nuk mund të çensurojnë apo bllokojnë askënd që i kritikon gjatë fushatave.

Më tej po sjellim një tjetër argument sërish sipas çështjeve dhe vendimeve të dhëna nga GJEDNJ. Dispozita Balla parashikon konceptin e ‘kufirit te informmimit’. Në çeshtjen Lopes Gomes da Silva, menaxheri i gazetes Público kunder Portugalisë, GJEDNJ ka thënë se është shkelur liria e shprehjes për menaxherin. Një tjetër rast në favor të lirisë të shprehjes.

Mbyllja e portaleve përcaktohet në legjislacion si bëhet dhe në cilat raste, pra as Taulant Balla, as qeveria, as Edi Rama dhe askush nuk mund ti mbyllë kur i do qejfi se kanë fushatë. Qeveria në rast se i ka seriozisht nismat e saj fillimisht duhet të përgatisë një ligj në konsultim me mediat dhe në rastet kur ka vakum, mund ti referohet mjaft mirë vendimeve të GJEDNJ. Propozimet apo veprimet për çensurë gjatë zgjedhjeve nuk janë zgjidhje, por frikë dhe panik nga fjala e lirë. Aty ku ka shpifje, fyerje dhe manipulime, përgjegjësit mund të çohen lehtësisht përpara përgjegjësisë ligjore.

Problematikat në media, portalet ilegale, që kryejnë veprime antiligjore mund të kontrrollohen për të respektuar ligjin, të rregjistrohen në institucione përgjegjëse për monitorimin e tyre por kursesi nuk mund të mbyllen sepse Edi Rama ka frikë dhe e kap paniku prej tyre.

Kryeministri së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, mbështesin dhe financojnë mediat e mëdha që i kanë futur në “kazan”. Kryeparlamentari një tufë me portale që i ka në shërbim për të mbrojtur vetën dhe sulmuar Ramën. Kreu i PD, kërkon ti shlyjnë borxhet për nderet që ju ka bërë si ministër e kryebashkiak. Partitë e tjera të kapin çfarë të mundin, e kështu me rradhë.

Do të ishte më e ndershme që politika të tërheqë financimet korruptive dhe klienteliste, të ndalin financimet kriminale të mediave në shërbim të tyre, të ndërtojnë një raport të ndershëm më lirinë e fjalës dhe mediat, të ndërtojnë institucione monitoruese të përgjegjshme dhe profesionale, vetëm kështu mund të kemi një media më të lirë dhe profesionale. Ndërhyrjet me tentative për çensure nuk zgjidhin asgjë, thjesht tregojnë se qeveria ka frikë nga fjala e lirë.

Please follow and like us: