Albspirit

Media/News/Publishing

Nuk ka konsensus PS-LSI për ligjin e plehrave

Dekreti i Presidentit Nishani që rrëzon ligjin e importit të plehrave që pritej të futej në Parlament për votim në seancën e fundit për këtë vit, atë të nesërme, duket se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ende nuk e kanë gjetur konsensusin për këtë ligj.

Në këto kushte, dekreti i Nishanit për plehrat është hequr nga axhenda e nesërme e punimeve të Parlamentit. PS e ka të pamundur ta rrëzojë vetëm dekretin e Presidentit Nishani.

Në një kohë kur PDIU e ka bërë të qartë se është kundër importit të plehrave nga jashtë, roli i LSI-së bëhet vendimtar, pasi pa Ilir Metën Edi Rama e ka të pamundur të plotësojë 71 votat që i duhen për të rrëzuar dekretin.

Në këto kushte, për të mos rrezikuar në sytë e publikut, mazhoranca ka vendosur që të mos e fusë fare në axhendë dekretin e Nishanit, që prej disa javësh tashmë “fle” në sirtarët e Kuvendit.

Please follow and like us: