Albspirit

Media/News/Publishing

Ben Blushi: Muri i maskave të Shqipërisë

 

Nese ka një pasqyrë për Shqipërinë e sotme, eshtë ky mur i mbushur me maska. Maska pas të cilave fshihen të paaftë por tekanjozë, biznesmenë dhe bajlozë, idiotë me manikyr por kurajozë, banditë me paruke si kakzozë, politikanë servilë si rrogoz, liliputë, taketuke, raketake,tiktake, tarallake, zhurmaxhinj, kumarxhinj, sherrxhinj, sharrzhinj, dallaverazhinj por grandiozë,gazetarë me qira por karagjozë, televizione që hapen si dollap për lapangjozë, parlamentarë lloz, mavi , blu, të zinj dhe rozë , qeveritarë bozë, pushtetarë mafiozë,të korruptuar, te shitur, të shpifur të shtirur, të mbytyr dhe të zhytyr në blozë.Të gjithë kanë të përbashkët mungesën e dinjitetit. Kjo është Elita e Shqipërisë e mbuluar me maska si ky mur që duhet shembur dhe do shembet. Mbi rrënojat e tij mund të ngrihet Lapidari i Dinjitetit!

Please follow and like us: