Albspirit

Media/News/Publishing

Çerçiz Loloçi: Kryereforma është ajo zgjedhore

 

 

“Sfida për Shqipërinë” ka organizuar në mjediset e hotel “Tirana International” një tryezë të rrumbullaktë për financimin e partive politike në përgjithësi dhe gjatë zgjedhjeve në veçanti. Referuesit e shumtë, mes të cilëve eksperti i zgjedhjeve profesor Kristaq Kume, shkrimtari Ndue Gjika, Gjergj Bojaxhi, Rita Loloçi, analisti Artur Nura, përfaqësues nga NDI, Blerta Balilaj nga Rrjeti për Demokraci, ishin të një mendimi se reforma zgjedhore është mbi të gjitha, për të cilën kërkohet më shumë sensibilizim dhe presion nga faktori ndërkombëtar dhe sidomos nga ambasadat e SHBA dhe BE.

Klasa aktuale politike dhe veç anërish tri partitë kryesore nuk janë shumë të interesuara për reformën zgjedhore dhe jo më kot komisioni parlamentar i ngritur për këtë problematikë ka shkelur të gjitha afatet.

Megjithatë ende ka kohë që para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që  qershorit 2017 të ribëhet një Kod Zgjedhor duke reflektuar të gjitha rekomandimet e OSBE dhe promblemt më  të  mprehta nga zgjedhjet paraardhë se. Shqipëria i ka kapacitetet njerëzore e profesionale, sidomos nga shoqëria civile për të ndërtuar një infrastrukurë zgjedhore që garanton zgjedhje të lira dhe demokratike.

Është fakt i njohur se paret e pista, ato të krimit të organizuar dhe të trafiqeve, të tenderave shtetërorë dominojnë fushata tona eklektorale, madje përveç  tyre persona të botës së krimit kanë hyrë gjerësisht në të gjitha pushtetet.

Thasët me euro dhe dollarë që nuk kalojnë nëpër kanale bankare përcaktojën maxhorancat dhe minorancat dhe krijojnë shtratin që pas pushtetit legjislativ të ndërtohen pushtete të tjera po aq të inkriminuara.

 

 

 

Please follow and like us: