Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize Elshani: Mos nxito vogëlushe…

 

 

Dikur kur ne qanim për bukën e gojës, sot qajnë për preferencat e tyre në bukë, dikur qanin për çanta e sot kanë koleksionet e tyre, por prindërit nuk shikojnë asnjëherë çka ka brenda tyre.

Dikur nga nënat tona u kërkohej të tregonin ndonjë tregim e sot vajzat dëshirojnë që të dinë çdo gjë mbi abortin apo se si të abortojnë.

Sot shohim vajzat e vogla duke veshur garderobën e një 30-vjeçare dhe duke bërë “make up professional” për t’u dukur më të bukura dhe më të rritura.

Vogëlushe…. Mos nxito shumë të rritesh, nuk është edhe aq bukur ajo e ardhmja që ti po e mendon ku vendin e lëpirëseve do ta zënë cigaret ku pijet freskuese me coca-cola do të përzihen me “Votka”, ku pasditen nëpër kënde lojrash do ta kalosh nëpër klube të çmendura, ku gjëndjen e vrarë do t’ia lësh vendin zemrava të thyera, ndërsa kur dhimbja është aq e madhe ti do ta lejosh çdo kënd të bëhet mjek.

Mos nxito shumë sepse tingulli i buzëqeshjes të moshatareve të tu do të shndërrohet në tingullin me të keq duke qarë e duke vajtuar që ta rikthesh kohën.

Mos nxito të lutem…Sepse ai fund që po e vesh dhe ajo bluzë e shkurt një ditë nuk do të rrinë bukur si sot sepse ti tani je një vajzë e re e ndërsa nesër do të jesh 4-vjeçare nuk do të jetë njësoj.

Ti në lagje je bër e “famshme” mandej ty po të quajnë VIP, ndërsa në qytet të therrasin “superstar”, por ti në realitet je një voglushe që po nxiton shumë dhe po fundosesh ndalë-ngadalë.

Në vend të shkollës –shtëpisë dhe ëmbëltoreve ti ato po i zëvendëson ato me vila-hotele-motele dhe klube nate.

Të lutem mendo….

Mendo sepse koha është gjithçka, mendohu vogëlushe, bukuria jote nuk do ta ketë vlerën e njëjtë gjithmonë, vezullimin e syve të tu jeta shpejt do ta shuaj.

Vogëlushe e ëmbël, mos nxito xhan të veprosh në gjirin e çdo shoqërie, mësohu vetë, shko në çdo rrugë vetë sepse shoqeria jote nuk të bën hajër, ajo po të fundos ty, ka ardhur momenti të kthjellesh e të zgjohësh nga ajo komë që jeta ta shpifi.

Ti ke në duar çdo seri më të re të telefonave dhe laptopeve sa shumë do të shkonte një rubikon dhe libër në duart e tua.

Do të rritesh edhe ti me buzeqeshje dhe lot, por mos nxito sepse për t’u përballur më jetën, duhet kurajo, forcë e këmbëngulje.

E dashur nëse drogohesh të kuptoj sepse bota ta shpifi, nëse nuk drogohesh të admiroj sepse je në gjendje ta mundësh sepse atëhere kur bota t’u rrënua në kokë ti po ngrihesh e nuk po dorëzohesh.

Please follow and like us: