Kusturica: Humbja e Clinton shpëtoi njerëzimin nga një luftë e madhe
“Nëse zonja Clinton do ishte zgjedhur presidente e SHBA-së, do të kishte shpëthyer një luftë e madhe, por tani me zgjedhjen e Trump nuk mendoj se do të ndodhë”. Kështu është shprehur regjisori serb Emir Kusturica për asgjencinë ruse të lajmeve TASS.
Regjisori i njohur shtoi se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane ka shpëtuar njerëzimin nga një luftë e madhe.
Lufta nuk do të na lërë kurrë. Gjithmonë do të ketë luftë në botë. Kjo është një perspektivë e vazhdueshme për njerëzit. Ne kishim këtë luftë. Si lufta në Ukrainë, ajo nuk ishte lufta jonë. Kjo luftë na u imponua. Dhe unë mendoj se filmi ynë flet për këtë -tha Kusturica
Kusturica ishte në Moskë për të promovuar filmin e tij të ri «On the Milky Road» duke pasur në krah aktoren shpërthyese Monica Belluçi. Filmi flet rreth luftës në Bosnjë, e cila zgjati nga viti 1992 deri në vitin 1995 dhe ky do të jetë filmi i fundit ku Kusturica do të shfaqet në kamera edhe si aktor.Në këtë film aktorja italiane Monica Belluçi luan rolin e një agjenteje simpatike dhe për këtë iu desh të mësonte edhe serbisht.
http://www.protothema.gr/world/article/639391/i-eklogi-tou-trab-esose-to…