Albspirit

Media/News/Publishing

Të brendshmet e kuqe për Vitin e Ri

Ashtu siç e do tradita, të brendshmet për Vitin e Ri janë të kuqe. Pra, duhet të visheni me një komplet me ngjyrën e pasionit për tu dukur më seksi, me dantella joshëse.

Protagonistë absolutë janë dantellat, tyli dhe tejdukshmëria. Grazia sjell një sërë modelesh që nga ai me dantellë i Chantelle i pasuruar me motive floreale të kuqe të ndezura, tek Miss Naory me një nuancë më të errët duke luajtur me kontrastin e të kuqes. Pra, i vetmi siklet është zgjedhja e tyre.

Për ato femra që duan të ndihen joshëse modeli i Stella Mc Cartney me cut out që zbulon ijet dhe kurrizin në një formë vërtetë joshëse. Duhet të guxosh!

Por gjithashtu nuk duhet nënvlerësuar edhe fuqia joshëse e “body”. Një shembull? Propozimi i Christie, flakë të kuqe, me dantella. Për më të guximshmet, Grazia sugjeron sutjenat e La Perla, që janë tyl i punuar me broden që thekson motivet floreale duke krijuar një efekt elegant.

Please follow and like us: