A po planifikon Donald Trump një luftë tregtare me Kinën?
Për të kuptuar emërtim e Peter Navarro, si kreun e Këshillit të ri Tregtar në administratën e Donald Trump, duhet të bëjmë një rishikim të deklaratave të tij në lidhje me Kinën për ndikimin e saj në ekonominë amerikane.
Ai mbahet mend për deklaratat të tilla si: Kamionë vdekjesh nga Kina dhe statistika tronditëse për 5.5 milionë vende pune dhe 57.000 fabrika të shkatërruar për faj të Kinës. Navaro gjithashtu pretendon se Kina po shkatërron ekonominë amerikane dhe se po helmon fëmijët me produkte toksike. Madje ai ka shpërndarë poste të flamurit amerikan të përgjakur me një thikë që ka të shkruart “Made In China”.
Epo Navarro me siguri ka një dhunti për dramë. Po kështu edhe shefin e tij i ri, Donald Trump. Dhe me këtë zgjedhje, duket se zoti Trump nuk ka dyshime t’i thotë botës se nuk i frikësohet një lufte tregtare me Kinën.
Në librin e tij, të vitit 1987 , Donald Trump ka thënë dicka edhe në lidhje me kinezët:
“Unë e kam lexuar me qindra libra rreth Kinës. Unë i njoh kinezët. Unë kam bërë shumë para falë kinezëve. Unë e kuptoj mendjen kineze.”
Pra, ishte ky emërim, një mënyrë e Trump për të arritur e një marrëveshje më të mirë me kinezët?
“Kina ka qenë duke drejtuar sistemin ndërkombëtar për një kohë shumë të gjatë”, tha Gordon Chang, autor i “Rënia e ardhshme të Kinës”. “Është e qartë se Trump do ta ndryshojë këtë.
Ekipi i tranzicionit të zotit Trump thotë se Këshilli i ri Kombëtar i Tregtisë është krijuar për ta bërë prodhimin amerikan “madhështor” përsëri si dhe për të krijuar vende të reja pune. Si kreu i këtij këshilli, Navarro do të ndihmonte në vendosjen e rendin tregtar amerikan dhe pritet të dalë me politika që do të tkurrin deficitin tregtar të SHBA-së me Kinën si dhe vende të tjera.
“Trump duket se po vë në veprim planin “Bëhuni të ashpër ndaj Kinës” por ai është duke luftuar në betejat e gabuara, si ajo e viteve 1990 – thotë Fraser Houie, një vëzhgues i politikave kineze – Nuk është krijimi i e vendeve të punës, beteja që duhet të ndërmarrim tani, por mbrojtja e pronësisë intelektuale dhe hyrja në treg”.
Fitorja e Donald Trump shkaktoi një lloj euforie në Kinë dhe shumë kineze kanë deklaruar hapur se vendosja e tij në Shtëpinë e Bardhë do të ishte pozitive për marrëdhëniet mes dy vendeve. Por javët e fundit euforia ka marrë një kthesë të papritur me 360 gradë. ”
Pra emërimi i Navarro është një sinjal për Pekinin dhe komponentët e tij tregtar të brendshëm. Ka shumë mënyra për ta ndëshkuar Kinën mbi tregtinë dhe Trump është duke thënë qartë se qëllimet e tij janë mjaft serioze. Por nga ana tjetër, as Kina nuk ka gjasa ta përballojë me “qetësi” antagonizmin e SHBA-së.
Presidentit kinez, Xi Jinping , i duhet të qetësojë tashmë një popullsi të tërë, pasi postimet e zotit Trump kanë bërë që irritimet e kinezëve mos të kenë fund.
“Trump nuk po sillet si një president që do të bëhet drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë pas një muaj,” ishte vlerësimi në një editoriali në gazetën shtetërore kineze “Global Times” në fillim të këtij muaji.
“Ai nuk e ka idenë sesi duhet të udhëheqë një superfuqi …. Dukë qenë se nuk ka marrë detyrën, Kina ka mbajtur një qëndrim të qetë ndaj këtyre deklaratave provokuese. Por, nëse ai na trajton edhe pas marrjes së detyrës në të njëjtën mënyrë … Kina nuk do të jetë kaq e “vetëpërmbajtur”.
Këto më tingëllojnë si fjalë lufte. Le të fillojë “lojërat e luftës tregtare” atëherë./BBC