Adam B. Fairmont: Rama, politikani i pasur dhe kontravers i Europës
Më 19 mars 2016, Partia Socialiste e Shqipërisë ka mbajtur konventën në një stil komunist në qendër të Tiranës, në të njëtën sallë ku paraardhësit e tij të regjimit totalitar kanë mbajtur tubimet e tyre marksiste mbi tridhjetë e pesë vjet më parë.
Ndërkohë, në prapaskenë, gjatë planifikimit të Asamblesë, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë dhe Kryetari i Partisë Socialiste kishte një kontroll absolut mbi anëtarët dhe mbi gjitha fjalimet që u mbajtën aty.
Konventa e Ramës është njollosur nga prezenca e deputetëve shqiptarë të parlamentit, ministra të akuzuar për pastrim parash dhe trafik droge. Guximi i zotit Rama për të dalë në publik me kriminelë është i pashembullt për çdo lider tjetër në demokracitë perëndimore dhe më gjerë.
Përveç kësaj, hapja e asamblesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, një politikan i promovuar direkt nga Edi Rama mund të shkaktojë një tërmet jo vetëm në Partinë e sheikëve të Shqipërisë…
Refuzimi i zotit Rama për të dënuar skemat e pastrimit të parave të Koço Kokëdhimës, për të dëbuar kriminelët nga partia, si Arben Ndoka (ish-anëtar i Parlamentit të Shqipërisë) dhe Armando Prenga (anëtar i Kuvendit të Shqipërisë, mbi të cilin rëndojnë akuza penale dhe vazhdon ti shmabget drejtësisë për më shumë se 6 muaj). Gjithashtu ai refuzon të hetojë më tej skemën e pastrimit të parave nga Ditmir Bushati, Ministër i Punëve të Jashtme, i cili është edhe aksioner në një kompani të madhe që ndër të tjera shkakton ndotje të madhe në vend.
Në vitin 1946, regjimi komunist i Shqipërisë kishte miratuar reformën agrare; shtatëdhjetë vjet më vonë, zoti Rama dhe qeveria e tij i ka braktisur sektorët bujqësor dhe ushqimor të prodhimit, me gjithë punën e lavdërueshme që është bërë nga ministri i tij i Bujqësisë edhe pse ky i fundit ka qenë gjithnjë i margjinalizuar nga Kryeministri Edi Rama.
Në Konventën e tij socialiste,Kryeministri shqiptar ka përsëritur edhe një herë mbështetjen e tij për Z. Erion Veliaj, i sponsorizuar nga George Soros dhe një lider në rritje në Partinë Socialiste të Shqipërisë i cili ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe në mesin e anëtarëve të tjerë në Klubin e Rilindjes, siç është Koço Kokëdhima.
Të gjithë mbështetësit e zotit Veliaj kanë fituar shumicën e vendeve në Asamblenë e re të PS, ndërsa Saimir Tahiri (kryetar i Partisë Socialiste dega Tiranë) dhe ekipi tij janë trajtuar nga Rama si “delja e zezë”.
Kundërshtari kryesor i zotit Rama, Ben Blushi i cili përfaqëson elitën e anëtarëve të PS, u kryqëzua; një qëndrim i tillë ka ndodhur vetëm në spastrimet politike të Koresë së Veriut.
Qeveria e zotit Edi Rama është e paaftë dhe pre e një ndikimi të rëndësishëm të shtetit islam; duhet theksuar se në Shërbimin Informativ Kombëtar janë infiltruar agjentë të Shtetit Islamik. Siguria kombëtare shqiptare dhe integriteti është në rrezik… Tirana duhet të marrë masa të menjëhershme për të forcuar sigurinë e kufirit dhe për të forcuar shërbimet e saj të inteligjencës në Forcat e Armatosura dhe Policisë së Shtetit.
Për më tepër, një tumor malinj i komunizmit shqiptar vazhdon të mbizotërojë në Partinë Socialiste të Edi Ramës. Anëtarët e tij besnikë të tillë si; Pandeli Majko, Ditmir Bushati (Ministër i Punëve të Jashtme), Taulant Balla dhe Sajmir Tahiri (Ministër i Punëve të Brendshme) kanë si qëllim forcimin e pozitave në Parti më shumë se interesat kombëtare. Ndërsa Z. Arben Ahmetaj, i cili kohët e fundit u bë ministër i Financave, dhe kolegët e tij kanë për qëllim të mbrojnë punët e tyre (pastrimin e parave) dhe duke parë si prioritet jetëgjatësinë e partisë së tyre në pushtet, në vend që të mbledhin forcat për rritjen e ekonomisë shqiptare.
Jetesa luksoze e Qeverisë Rama është shumë më e kushtueshme në krahasim me atë të mbi 1.5 milionë shqiptarë që jetojnë në varfëri dhe fitojnë 5 euro në ditë.
Ministrat e zotit Rama gëzojnë privilegjet e detyrës publike duke udhëtuar me makina Mercedes-Benz S Class, Audi A7, Audi Q7, Volkswagen Touareg, Porsche Cayenne dhe Jaguars.
Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë së SHBA-së për të promovuar reformat dhe dekriminalizimin në vend, për të vënë pas hekurave politikanët, zoti Rama po bëhet pengesa kryesore e kësaj reforme legjislative dhe ekzekutive.
Duke u kthyer në kohë në vitin 2013, shqiptarët kurrë nuk do ta kishin menduar se do të shpërdoronte pasuritë publike për të blerë Jaguars për vete dhe ministrat.
Për më tepër borxhi i shtetit ka tejkaluar të gjitha shifrat imagjinare të cilat brezat e ardhshëm në Shqipëri do ti paguajnë.
Ndryshimet në legjislacion që fatmirësisht nuk u mbështetën nga Lëvizja Socialiste për Integrim ishin një skemë korrupsioni e shpikur nga zoti Rama për të zotëruar pasuritë kombëtare nga një grup i vogël oligarkësh të sketit të tij. /Marrë nga foreignpolicynews.org