I dogji 4 makina të dashurit, gjykata jep dënimin për Desara Mançellari
Gjykata ka dhënë dënimin për 23-vjecaren Desara Mançellari, e cila muaj më parë i dogji katër makina të dashurit të saj. Mësohet se e reja është shpallur fajtore dhe do të qëndrojë në qeli për 2 vjet e 4 muaj.
Mjetet e dëmtuara i përkisnin familjarëve të një djali me të cilin ajo kishte pasur një raport, por që ishte prishur.
Dy ditë më parë, në përfundim të 6 seancave, gjykata shpalli vendimin përfundimtar, duke e deklaruar fajtore të renë. Ajo u dënua me 3 vjet e 6 muaj heqje lirie, dënim që shkoi në 2 vjet e 4 muaj, për shkak se dosja u gjykua me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Please follow and like us: