Më e bukura e botës shpallet Stephanie Del Valle
Stephanie Del Valle, 19 vjeç, nga Porto Riko u shpall mbrëmjen e djeshme Miss Bota 2016. Mbretëresha e bukurisë u shpall fituese në edicionin e 76 të konkursit të bukurisë , i mbajtur këtë vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Është një nder dhe përgjegjësi e madhe të përfaqësosh Karaibet”, tha Del Valle pas marrjes së titullit. Brune me sy të errët dhe me një pamje latine të parezistueshme, Stephanie e mori kurorën nga spanjollja Mireia Lalaguna, që e fitoi këtë titull në 2015. Vendi i dytë në konkurs shkoi për Yaritza Miguelina Reyes Ramirez, e ardhur nga Republika Domenikane, ndërsa indoneziania Natasha Mannuela, u rendit në vendin e tretë.
Please follow and like us: