Trump: Të hiqet Statuja e Lirisë, i nxit emigrantët të vijnë në SHBA
Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje që të hiqet Statuja e Lirisë nga porti i Nju Jorkut, sepse, sipas tij, ajo i nxit njerëzit për të emigruar në SHBA.
Trump ka thënë se është zgjedhur president për shkak të premtimeve për t’i siguruar kufijtë amerikanë. Kjo, tha ai, do të thotë se Amerika duhet të ndalë valën e padëshiruar të emigrantëve, pavarësisht se a vijnë nga Meksika, Kanadaja apo Evropa, raporton Huffingtonpost, përcjell Express.
“Nuk ka kuptim t’i thuash [njerëzve] të botës mos ejani këtu, nëse s’ju ftojmë ne, dhe pastaj e kemi këtë plaken e pashije [Statuja e Lirisë] që qëndron përjashta dhe u thotë njerëzve ejani dhe qëndroni për aq sa të dëshironi,” ka thënë Trump gjatë një konference për media në “Trump Tower” në Nju Jork.
Trump i ka thënë se mbishkrimi në Statujën e Lirisë është në kundërshti me gjithçka çka përkrahësit e tij besojnë – edhe pse, ai e pranon, se nuk e mban në mend mbishkrimin në statujë.
“Çfarë thotë Statuja e Lirisë? S’e di. Të jem i sinqertë, kam jetuar në Nju Jork gjithë jetën time dhe kurrë s’kam qenë te ajo,” ka thënë Trump.
“Pse duhet të shkosh atje? A shkon ndokush a?” ka pyetur Trump.