VIDEO/ Këndohet shqip në shkollën ku ka studiuar kryeministri grek
Vetëm të rinjtë mund të kapërcejnë barrierat që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe ky është rasti konkret se si një 13-vjeçare shqiptare ka bërë që të këndohet shqip, në gjimnazin ku ka mbaruar studimet edhe Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.
Në koncertin e organizuar me rastin e festave të fundvitit në Gjimnazin e Dytë Piramatiko, në Athinë, 13- vjeçarja shqiptare, Marinea Plaka dhe kori i fëmijëve të kësaj shkolle, interpretuan në gjuhën shqipe këngën “Ja na erdhi Viti i Ri”.
Ashtu sikurse thotë për ATSH-në nxënësja shqiptare e kësaj shkolle, që kur u prezantuan me tekstin në shqip, fëmijët dhe mësuesit e pëlqyen shumë këtë këngë duke e përfshirë në repertorin e koncertit me rastin e festave të fundvitit.
Që nxënësit shqiptarë shkëlqejnë kudo ku jetojnë dhe studiojnë, kjo është pak por e sigurt, dhe ky është një shembull pozitiv i integrimit të tyre në shtetin fqinj, Greqi.