Albspirit

Media/News/Publishing

Aleksandër Meksi: Deri në vitin ’92 janë zhdukur rreth 40 mijë dosje

24 mars 2015

 

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi thotë se hapja e dosjeve bëhet për të zhurmuar problemet reale në vend.

Sipas tij, pjesa më e madhe e dosjeve janë zhdukur.

Vetëm gjatë viteve 1980-1992, Meksi thotë se janë zhdukur rreth 40 mijë dosje të Sigurimit të Shtetit.

Të dhënat që di unë, tregojnë se gjatë viteve 1980-1992 për 26 rrethet e vendit janë asgjësuar rreth 39500 dosje.

Ndërsa prej tyre vetëm gjatë viteve 1989-1992 janë asgjësuar rreth 29000 dosje, d.m.th. pak a shumë rreth 75% e tyre”, thotë Meksi.

Ai ofron edhe dokumente të kohës, urdhra të drejtuesve të lartë për asgjësimin e një numri të madh dosjesh.

Të tilla janë urdhrat e ish-ministrave Simon Stefani e Hekuran Isai, lëshuar në prag të rrëzimit të sistemit komunist.

Please follow and like us: