Papa kërkon paqe në botë dhe konsideratë për viktimat e terrorizmit
Papa Françesk sot ka kërkuar paqe në Lindjen e Mesme dhe konsideratë për viktimat e luftës dhe terrorizmit.
Gjatë paraqitjes së tij tradicionale në Ditën e Kërshëndellave, në mesazhin “Urbi et Orbi” (Për qytetin dhe botën), nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesk, ka folur për njerëzit që vuajnë nga lufta në Siri dhe për viktimat e terrorit në shumë qytete në gjithë botën, përfshirë sulmin aktual në Berlin.
Mesazhin e tij e kanë ndjekur mijëra besimtarë katolikë në Sheshin e Shën Pjetrit dhe miliona të tjerë nëpërmjet televizionit, radios dhe Internetit.
“Le të ketë paqe te femrat dhe meshkujt të Tokën e Shenjtë të dashur, të zgjedhur dhe të dashur nga Zoti. Izraelitët dhe palestinezët kanë guxim dhe përkushtim për të shkruar një faqe të re në histori, ku urrejtja dhe hakmarrja do të zëvendësohet me dëshirën e Zotit për ndërtimin e përbashkët të së ardhmes me mirëkuptim dhe harmoni reciproke”, tha Papa.
Mesazhi Urbi et Orbi është kulmi i festimit të Krishtlindjeve të besimtarëve katolikë.