Albspirit

Media/News/Publishing

Si do hetohen gjyqtarët dhe prokurorët

Pastërtia e figurës për gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen procesit të vetingut do të kërkojë të dhëna të detajuara edhe për familjarët e tyre. Do të duhen vetëm dy javë që nga botimi në Fletoren Zyrtare i vendit të Gjykatës Kushtetuese, që ligji për kontrollin periodik të gjyqtarëve dhe prokurorëve të nisë nga zbatimi. Çdo gjyqtar, prokuror apo i punësuar në sistemin e drejtësisë do të plotësojë 3 formularë, që plotësojnë procesin e vetingut.

Në këto formularë, gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’u kërkohen të dhëna të detajuara mbi aftësinë profesionale, pasurinë, por edhe të dhëna mbi figurën e tyre. Formulari më i rëndësishëm që kërkon të dhëna të detajuara jo vetëm për gjyqtarin dhe prokurorin, por edhe për rrethin e tij të krushqisë është ai që lidhet me sigurinë. Në formular përdoret termi “të afërm” dhe që nënkupton (vëllezërit, motrat, të afërmit si rrjedhojë e lidhjeve martesore, nipër/ mbesa, gjyshërit, tezet/halla, dajë/xhaxhai, kushërinj të parë, kushërinj të dytë, krushqi.

Në këtë formular, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të tregojnë nëse kanë pasur takime apo biseda telefonike me persona të përfshirë në krimin e organizuar, nëse kanë pranuar dhurata nga këta persona. Por sqarimin më të saktë se si do të bëhet kontrolli i familjarëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve e dha gjatë diskutimit të ligjit të vetingut në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi kreu i EURALIUS në Tiranë, Rainer Deville. Sipas tij, si provë e lidhjeve me krimin mes të gjyqtarëve e prokurorëve do të shërbejnë edhe foto apo video nga ceremoni të ndryshme, shkruan Panorama.

“A mund të kemi mjaftueshëm evidencë, që në fund ne të bëjmë një gjykim. Këta tregues, për shembull, mund të kemi që transportojnë para, fluturojnë për në Vjenë, bëjnë shkëmbimin në euro dhe kthehen me to, ndoshta nuk mund t’i kenë deklaruar ato 10 mijë eurot, apo marrin një makinë dhe ajo drejtohet nga persona, të Pastërtia e figurës për gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen procesit të vetingut do të kërkojë të dhëna të detajuara edhe për familjarët e tyre të cilët nuk i njohin fare, ose një makinë që mund të transportojë drogë. Pra, keni tregues të tillë.

Nuk është subjektive, por është një vlerësim që duhet të bëhet dhe, sigurisht, vlerësimi i ‘background’­it është një nga instrumentet më të vështira që kemi dhe ne duhet të kërkojmë një sërë treguesish. Por, nëse ju keni gjithashtu një fotografi ku janë këta njerëz, apo ceremoni martese në Jug, në Sarandë apo Lazarat, në mes të një fushe ku kultivohet drogë, dhe ju të thoni që nuk i dinim këto plantacione, mund t’i koleksiononi këto gjëra”, deklaroi Deville. Krijimi i strukturës që do të realizojë kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është një kompetencë që i takon Presidentit të Republikës. Presidenti, menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit, duhet të shpallë thirrjen publike për aplikantët që kanë interes, që të jenë pjesë e institucioneve të rivlerësimit.

Please follow and like us: