Albspirit

Media/News/Publishing

Xhavit Haliti i sëmurë nga Zoti, apo Gjykata speciale! Argumentet e Jasharit: Ke bashkëpunuar me KGB-në! S’ke treguar cila dorë shkrepi mbi Saliun, Agimin…

Kohëve të fundit nënkryetari i Kuvendit është ankuar se është i sëmurë, ndërsa ‘zemërgjerësia’ e ish kreut të SHIK-ut, Kadri Veselit, pasi nuk janë ngopur me paratë e Fondit “Vendlindja thërret” dhe të 3% (si u dëshmua së fundi, se merrte para edhe nga Bukoshi), i ka ndarë para nga buxheti i Kuvendit për ta ndihmuar të shërohet jashtë vendit.

Por, cila është e vërteta është sëmurë nga Zoti, apo ka hyrë në një situatë hiperstresuese, ku nuk po gjen shteg si të dal nga rreziku i drejtpërdrejt për arrestim nga Gjykata special, e cila do ta fillojë punën së shpejti.

Por, se kush është Xhavit Haliti, deri tani duket më shumti ka zbuluar argument për Murat Jashari, vëllai i komandant “Kumanovës” nëpërmjet një serie letrash publike.

Në këtë letër të gjatë publike Murat Jashari ia parashtronte 510 pyetje, shumica prej të cilave dëshmi dhe argumente për jetën e tij. SHQIPTARI.eu

 

Për Xhavit Halitin dhe mediave të shkruara dhe ato elektronike në gjuhën shqipe.

Letra Nr.5

Le ta quajmë edhe këtë: Letër e shenjtë!

“Shkrime-kujtime-testament“

Fundi i vitit 1985 dhe fillim viti 1986 bëri një dimër shumë i madhë. Në një prej atyre mbasditeve m’u lajmëru Rrusta (Mustafa Xhemajli) dhe më tha: “Nji shok i Organizatës ka mbërrij në Itali dhe duhet të shkosh patjetër me e marrë. Të lutem, gjejë disa pasaporta të moshës 28-35 vjeçarë”, dhe më dha adresën dhe nji numër telefoni fiks.

I telefonova Rashit Rashitit dhe Selim Sejdinit dhe u tregova se sonte na duhet të udhëtonim gjatë, për të kryer një detyrë të Lëvizjes.

Mirëpo, Unë e Rashiti nuk i kishim veturat të përgatitura teknikisht për këtë dimër aq të ashpër, ndërsa Selimi nuk kish fare veturë. Shkuam në Aeroport të Cyhrit e muarëm një veturë Rentakard (me qera). Paguajtëm nja 380 fr zviceriane dhe u nisëm.

Mbërritëm në Chiasso, te pika e fundit e karburantit që është. Pijtëm nga nji kafe. Rashitit i dhashë adresën dhe numrin e telefonit dhe ata të dy u nisën. Unë mbeta aty, jo se nuk kisha pasaportë, por më tha Rrusta të mos rrezikoja. Po prisja të ktheheshin. Mbas 3-4 orëve mbërrinën. Pimë kafe dhe nga nji sendviç dhe u nisëm.

Udhëtari i ri, që ata sollën me vete, ishte i moshës time, por nji çik ma i rritur. Kishte nji mantil e nji “shapkë“ të „zhelezniçkëve”, si të atyre që presin trenat dhe u japin lejen me u nisë. Emrin ia mësova rrugës. Më quajnë Zeka, më tha, dhe unë nuk e zgjata më tepër edhe pse e pash që ishte pseudonim.

Aty afër mëngjezit mbëritëm në Richtersëil, kantoni i Cyhrit, kurse Rashiti shkoi me e çue veturën aty ku e morëm, kurse Selimi ka qen me banim afër meje. Me një fjalë, ata shkuan të dytë, ndërsa Zeka ndejtë me mue.

Unë kisha një dhomë e nji Sallon. Gruaja u zgjua nga gjumi dhe na bëri mëngjesin dhe, pasi e konsumuam atë, ramë për gjumë. Ramë që të dy në sallonë.

Qëndruma në shtëpinë time nja katër ditë dhe në ditën e pestë e çova te Rrusta e Muhameti, (Mustafë Xhemajli e Emrush Xhemajli), në Biel/Bienne.

Në Celulën e OMLK-së kisha dy shokë, Jonuz Musliu dhe Hajrush Ramabaja. Ata në fund viti shkuan për në vendlindje dhe nuk u kthyen më. Jonuzin në fillim të shkurtit 1986 e arrestuan.

Më ra në hise që në Celulë të jem me Ismetin, (Gafur Elshani), dhe Zekën, (Xhavit Haliti).

Ndoshta dikush mund të na thotë se është vonë me ba këto pyetje, por populli thotë: Ma mirë vonë, se kurrë.

Meqenëse na ka pas bashkuar Programi i LPK-së, (për popull, çlirim e Atdhe), po fillojë me pyet z. Xhavit Haliti, Nënkryetar i Parlamentit të Kosovo*1244:

  1. Si munde të arratiseshe nga burgu i sigurisë së lartë pa të hy as nji gjamb në kambë, si askush deri atëherë?
  2. Kush të paralajmëroi se kanë filluar arrestimet?
  3. Arrestimi filloj më 3 Nëntor 1985, apo…?
  4. Ku ishe më 3 Nëntor 1985 ?
  5. A e din se si erdhi deri te dekonspirimi i radhëve të organizuara të OMLK-së dhe nga kush ka filluar ai?
  6. Kush ka qenë ai person në udhëheqje të OMLK-së, që mbante pseudonimin “Baca”?
  7. Po personi me pseudonimin “Elezi”, kush ka qenë?
  8. Tashmë është bërë e ditun se Sabri Novosella pat marrë prej shtetit shqiptar të Enver Hoxhës gjithsejt 2’ 000.000.- Dollarë, që sot bëjnë 20. 000.000 Dollarë. A e ke ditë më herët këtë fakt?
  9. Elezi, vjen në Zvicër në fund të gushtit 1985 për të bërë koordinimin me degën e OMLK-së, apo jo?
  10. A ke qenë në dijeni për këtë lëvizje të Elezit (Elmi Reçica)?
  11. Në këtë periudhë që vjen Elezi, Sabri Novosella a e kish ndërprerë aktivitetin e Organizatës? Po këtë a e dije?
  12. Dokumentet e Organizatës ruheshin te nji punëtor në Bulle, kanton të Fribourgut, a po jo?
  13. Unë kam qenë ai që luaja rolin e shoferit, a po jo?
  14. Rrusta, Muhameti, I.Kelmendi e… , duke e mësuar të vërtetën se shteti shqiptar po jipka dollarë, atëherë i japin Elezit listën me emrat e shokëve të organizuar, a po jo?
  15. Më 9 Shtator 1985, ora 18.00, Elezi niset me trenin Cyhri-Vjenë, a po jo?
  16. Se me cilin punonjës të Ambasadës së Shqipërisë është takuar Elezi në Vjenë, besoj se e din, a po jo?
  17. Këta të gjorë kishin, duke kujtuar se Enver Hoxha nuk ishte më në mesin e të gjallëve, menduan se pushtetit në Shqipëri po i hyjnë shërbimet antikombëtare edhe nëpër ambasada. A është kështu?
  18. Njësoj si te Qeveria e Kosovës dhe në bashkëqeverisje në IRJM, a është kështu?
  19. A ju ka raportuar Elezi, (Elmi Reçica), në Bazë për këtë?
  20. Anëtarësinë CHF 100.- si anëtar që isha i OMLK-së, ta dorzojsha për çdo muaj, a po jo?
  21. Sa anëtarë të OMLK-së ka pasur celula jonë?
  22. Sa CHF i grumbulloje gjithsej në një muaj?
  • Po në vit?
  1. Në një emision të KTV, kur të pyetën për kapitalin e bërë mbas lufte, pate thënë se ke kursyer gjatë qëndrimit në Zvicër. Si munde me bë pare në Zvicër, ndërkohë që ty vetëm dy orë ke punuar dhe aspak më shumë? A është kështu?
  • Kujt ja dorëzoje dhe kujt i ke dhënë raport për anëtarësinë që grumbullojshe?
  1. Mbledhja e Përgjithshme e OMLK-së u mbajt në Dorf str.53, Richtersëil kanton Cyrih, në banesën time, a po jo ?
  • Kjo qe Mbledhja e fundit e OMLK-së, e cila solli shuarjen e aktivitetit të Organizatës, a po jo?
  1. Synimi i yt, a ka qenë me hyp në maje të piramidës? A mund të shprehesh sinqerisht, nëse e ke atë?
  2. Kush të shtynte ose kush të bënte presion ta arrije këtë qëllim?
  • A ke bashkëpunuar me shërbimet e huaja? Po tash a vijon me bashkëpunuar me ato shërbime inteligjente?
  1. Po me shërbime inteligjente sllave a bashkëpunon?
  • Flitet se ke bashkëpunuar dhe bashkëpunon edhe me KGB-në. Kush të vuri në kontakt me KGB?
  1. Ke bashkëpunuar dhe bashkëpunon me Goran Staniskovski i (Kumanovës) i Shërbimit DBK të IRJM, a po jo?
  • Thonë se je Oficerë i lartë i atij shërbimi, a qëndron?
  1. A mund të na tregosh se çfarë grade ke?
  • Kush të vuri në kontakt me DBK-në?
  1. Më 16 Dhjetor (e premte) 1988, në Manedorf të Kantonit të Cyhrit, ishe pacient në Klinikën Neuropsichihatrike, a është kështu?
  • Si shef që të kisha në Celulë të OMLK-së, të raportova se dje një bashkëvendës e kam nisur për Kumanovë me nji koferë libra, gazeta Zëri i Kosovës dhe kaseta me incizime të emisionit të Radios që u emitohej në çdo të diel në Cyhri, që emrin e kishte emisioni Radio Zëri i Kosovës. A është kështu?
  • Ti dhashë emrat se tek kush kanë me mbërrit materialet, kush kish me i shpërnda, a është kështu?
  1. Më 19 Prill (e mërkur) 1989 fillon arrestimi i atyre emrave që unë t’i dhashë në Manedorf, dhe ata ishin: vëllau i im Xhemal Jashari (Orizare-Kumanovë), Haxhi Maliqi Likovë-(Kumanovë), Fuat Jashari (Orizare-Kumanovë), Fadil Uka (Podujevë), Die Uka (Podujevë), Haki Rexhepi (Hajvali), Nazmi Musa (Gjilan), Destan Ajdini dënohet në mungesë, Sabile Maliqi (Prishtinë) e shumë të tjerë. A është kështu?
  2. Kush na i dekonspiroi këta emna që unë t’i tregova në mirëbesim si kryetar që të kishim, në datën 16 dhjetor 1988, në Manedorf?
  3. Pse duhej të arrestoheshin, apo ngaqë e dojshin Kosovën ma shumë se veten?
  • Cilin person e dojshe dhe e don ti?
  1. A e ke ditur se Hajdin Sejdiu së bashku me Tahir Zemaj kanë qenë në Kosovë në burg për drogë?
  • A e ke ditur se Mira Markoviçi (gruaja e Millosheviçit) ka intervenu me i liru ng burgu ?
  1. Pse atëhere Hajdin Sejdiun e çove në Shqipëri, duke i bërë edhe shoqëri?
  • Cili ishte qëllimi që Hajdin Sejdinë e takove me presidentin Ramiz Alia?
  1. Pse nuk i tregove se ky Hajdini është UDB-ash?
  2. Si mundët ta realizonit që në fillimet e viteve ’90 t’i sulen Shqipërisë gjithë horrat, kodoshat e dilinxhinjtë e Kosovës?
  • Shaip Latifin e LDK-së, në diasporë, a e ke pasë shok dhe ç’u lidhte?

51 Ky Shaipi i LDK-ja ka dërgu 300 automatik në Shqipëri për Sali Berishën (PDSH), për me e marrë pushtetin me dhunë, a është kështu?

  • A mund të na tregosh kohën kur i dërgoi, si i dërgoi dhe a ke qenë edhe ti në këtë projekt?
  1. E gjithë LDK-ja ka qenë për këtë qëllim, si në diasporë ashtu edhe në Kosovë, a është kështu dhe a e dijshë këtë?
  • Në fillim të prillit 1994 Kryesia e LPK-së vendosi që tre anëtar të sajë t’i caktojë të infiltrojnë në radhët e UDB-së, qoftë edhe si gjoja bashkëpunëtorë të saj, për të marrë informacionin në kohë dhe për t’i paraprirë së keqes, a është kështu?
  1. Kush qe ai person që ta propozoi Ty këtë ?
  • Po ti, cilët persona i propozove?
  1. Prej atëherë e deri tash, si i keni raportet ju tre bashkëpunëtorët e UDB-s nga radhët e LPK-së, me njani-tjetrin dhe UDB-në?
  • Sa ton informata i keni dhënë UDB-s?
  • Me çka të shpërblejshin?
  1. Sa shqiptarë ke rekrutuar për UDB-në?
  2. Sa herë në muaj u takoheshe me oficerët e UDB-së?
  3. Në cili qytet të Zvicrës u takoheshit?
  • Po në Europë në cilët shtete e qytete u takojshit?
  1. Për takimet dhe bisedat që kishit me oficerët e UDB-s, a raportojshe në Kryesi të LPK-së dhe a ka dokumente për këto raportime?
  • Cili oficer i UDB-së të ka përgatitur se si me arrit në krye të LPK-së?
  1. Çfarë të lidh me Fatos Nanon?
  • Ti dhe Fatosi a kini të njëjtin UDB-ash që u komandon?
  1. Në gradë, cili është më i naltë, Fatosi apo Ty?
  2. Përveç që je në shërbim të UDB, KGB, shërbimit francez, atij italiane dhe atij maqedon, edhe cilave Shërbimeve të tjera u shërben?
  • A ke ndonji komandant që është mik i shqiptarëve?
  1. A ke bë analizën e ADN-së, dhe nëse e ke bërë, cilit popull i takon?
  • Nëse e ke bërë AND-në, ballkanas është ai popull?
  1. Me siguri shqiptar nuk është, apo jo?
  • Anëtarët e vërtetë të Shtabit Qendror të UÇK-së (brenda në Kosovë) nuk i ke njohur. A është kështu?
  1. Ke njohur vetëm Nait Hasanin, a po jo?
  • Për me i njoh ata anëtarë të shtabit dhe me i burgos e me i vra, si e shfrytëzove naivitetin e Naitit?
  1. A është e vërtetë që je ti ai, i cili i dërgove nga Zvicra Naitit Telefona Paeger, a është kështu?
  • Dhe Naiti ua shpërndajti anëtarëve të Shtabit Qendror të UÇK-së këta Telefona Paeger, apo jo?
  • UDB i përcjellke se ku po lipen numrat dhe shumica e Anëtarëve ranë në burg dhe disa u vranë, a është kështu?
  1. Kush ta dha këtë ide?
  2. Sa kushtuan gjithë Telefonat Paeger?
  3. Ku i blejte Telefonat Paeger?
  • Kush i kodoi Telefonat Paeger?
  1. A e di këtë kurth Nait Hasani dhe të tjerët çka kanë mbetur gjallë?
  • Qëllimi i yt dhe i komandantit tënd ka qenë që të likuidohen anëtarët e Shtabit Qendror, a është kështu?
  1. PSE?
  • Për arsye se nuk mundeshit ndryshe me e marrë nën kontroll lëvizjen e armatosur në Kosovë, a është kështu?
  1. Ju dojshit t’i likuidonit ose të paktën ta shmangnit Shtabin e vërtetë Qendror në Kosovë ngaqë ata ishin atdhetarë, idealistë shqiptarë që dojshin bashkimin me shtetin amë, a është kështu?
  2. I vetmi që mbeti gjallë ishte Ilir Konushevci, Shefi i Logjistikës, a është kështu? Të tjerët që nuk mundët me i vra i manipuluat deri këto vite, apo jo?
  3. Më 9 Maj (e shtunë) 1998, a je ti që përgatite vrasjen e Mërgimit, a është kështu?
  4. Cili ka qenë Roli i Sokol Bashotës në këto burgosje e vrasje?
  5. Rexhep Selimi doli ma inteligjent se ju e padronat tuaj, a është kështu?
  • A të lajmërova se Behajdin Allaçi e Shaban Rexhep Shala ishin të kidnapuar dhe po mbaheshin në Burgun e Kleçkës, pse nuk reagove që t’i lirojnë?
  1. A mos është edhe për këta të dy realizimi vendimeve të Marrëveshjes së Crans Montanës?
  • Së paku, sa për fillim, tregonju familjarëve ku i kanë eshtrat Behajdin Allaçi e Shaban Rexhep Shala?
  1. Mos vallë edhe trupat e tyre janë djegur në Furrë të Kleçkës?
  • Një gjë duhet ta dini mirë ju të ish-Drejtorisë Politike, tani Kryesia e PDK-së, një ditë do të vijë momenti kur KRIMI juaj do të bëhet i njohtun. Nuk do të jetë e largët ajo ditë që kjo Faturë ka me ju trokitun te dera! A po më ndini?
  1. Më 10 Mars (e martë) 1998 kanë ardhë me linjën ajrore Cyhri-Tiranë, vëllau im (Ismet Jashari) me Fatmir Limajn dhe Haxhi Shala, ndërsa unë nëpërmjet tokës mbërrina në Tiranë më 12 Mars (e enjte) 1998, dhe të pyeta ti Zekë se ku mundem me e taku vëllaun. Dhe Ti më the : Ismetin nuk ke më për ta parë. Doli fjala jote. Bravo! A është kështu?
  2. Të pyeta se pse nuk kanë shku shokët me i ndihmu Adem Jasharit. U përgjigje shkurt: Ne i kemi thënë me u largu, por ai ka dashtë me pijë çaj. A është kështu ?
  3. Mbasi u likuidue Shtabi Qendror, kush u dha urdhër të formonit Shtab të Përgjithshëm?
  4. Sa vetë ishit në Mbledhjen Konstituive?
  5. Ku u mbajt kjo Mbledhje dhe kur?
  6. Në atë Mbledhje a ishin Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj?
  7. Po Sulejman Selimi e Sami Lushtaku a ishin në atë Mbledhje?
  8. Po prej Zonës Operative të Llapit a ftuat ndokënd?
  9. A e ftuat Ramush Haradinaj?
  10. Kush propozoi dhe cilin propozoi secili nga ata që propozuan?
  11. Bëhet fjalë sipas Marrëveshjes në Crans Montana të Zvicrës, që e mbajtët më 28 Qershor 1998, besoj se më kupton drejt?
  12. Këtë takim a e organizojë Fatos Nano, apo kush tjetër?
  13. Në atë takim ishin edhe Bardhyl Mahmuti, Ramadan Avdiu dhe Bilall Sherifi, a po jo?
  14. Richard Hollbruk ofroi Dokumentin me 5 kërkesa, a po jo?
  15. A janë këto 5 kërkesat (për mos me thanë urdhrat) që u paraqiti Hollbruk: 1.Të njihet I. Rugova si lider i Kosovës. 2. Të hiqen Zonat Operative. 3. LPK-ja mos të jetë krah politik i UÇK-së. 4. Në terren, në Shtabe lokale të Zonave, atje ku ka kuadro drejtuese të LPK-së, të largohen në një mënyrë ose në një tjetër dhe 5. Të gjithë ata idealistë, vetëm pse nderonin me grusht etiketoheshin enveristë, ndaj duhej që të largohen nga radhët e UÇK-së, pasi do na prishin punë duke kërkuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. A është kështu? Dhe ju nuk e kundërshtuat asnjeni, apo jo?
  16. Platforma politiko-ushtarake e Shtabit Qendror UÇK-së kishte 5 Zona Operative, a po jo?
  17. Zona Operative Nr.1 Kosova, ZO Nr.2 IRJM, ZO Nr.3 Kosova Lindore, ZO Nr.4 Malësia e Madhe (në Mal të Zi) dhe ZO Nr.5 Korshumlia, a është kështu?
  18. Shtabi Qendror kishte në program bashkimin e gjithë popullit shqiptar të të 5 Zonave Operative të mësipërme dhe gjithë subjektet politike e ushtarake të tyre me bë luftë popullore çlirimtare, nën një udhëheqje të vetme, a është kështu?
  19. Mirëpo, në Mbledhje të Përgjithshme të LPK, pas kësaj nuk flitej më për gjithë trojet e mësipërme. A është kështu?
  20. A e dinit se LPK e pat formuar mekanizmin çlirimtar, pra UÇK-në?
  21. A e dinit se LPK pat formuar edhe Fondin e shenjtë „Vendlindja Thërret“ për UÇK për të 5 Zonat Operative?
  22. Pse ja muarët këtë të drejtë nënës biologjike LPK-së për ta rritur e forcuar UÇK, duke e larguar nga udhëheqja politike e asaj lufte dhe e asaj ushtrie? Cili ishte qëllimi juaj?

120 Pse nuk e bashkuat popullin, subjektet politike e ushtarake të të gjithë atyre trevave të mësipërme, por filluat ndasitë?

  1. Ke qenë i gjithëçkafit, edhe i Logjistikës, a po?
  2. A e din se sa ushtarë lirie janë vrarë për mungesë municionit, i cili faktikisht nuk mungonte pasi paret u ishin dhanë?
  3. Ke qenë në Shqipëri edhe kryetar i Fondit «Vendlindja Thërret», a po jo?
  4. Kryesia e LPK-së pat emëruar për këtë përgjegjësi Halil Selimin e Ramiz Lladrovcin, a është kështu?
  5. Ndërkohë që ishin caktuar Halili dhe Ramizi, çka dojshe ti që i pranojshe çantat me Dollarë, DM, CHF etj? Kush i adresonte këta korrierët me këso çanta të vijshin veç te ju, kur dihej se ku duhej me u paraqit në Tiranë?
  6. A i ke dhënë raport ndokujt institucioni të LPK apo të UÇK për ato çanta me pare?
  7. Nëse jo, Pse jo?
  8. Në Qershor të vitit 1986 jemi pas përbetuar ti e unë te Kampi i Aarauit, a është kështu?
  9. A jemi betuar se do punojmë veç për popull e Atdhe, dhe aspak për interesa individuale, a është kështu?
  10. Në çfarë gjendje sociale është populli dhe në çfarë gjendje sociale je ti? A ke dallim ti dhe Drejtoria Politike me popullin dhe në mënyrë të veçantë me ish luftëtarët e thjeshtë të UÇK për sa i përket mirëqenies ekonomike? Dhe sa i thellë është ky dallim?
  11. Pse pra na ke gënjyer neve, shokëve të Lëvizjes dhe pse ia ke pas me hile gjithë popullit? Kush është tradhtari në këtë mes: Ti dhe Drejtoria Politike apo anëtarët e thjeshtë të LPK e LKÇK dhe ushtarët e thjeshtë të UÇK?
  12. Edhe Muamar Ell Gadafi kështu si ti me kompaninë tënde (udhëheqja aktuale e PDK) ishte pasuruar, a është kështu?
  13. A e ke parë se si e pat Gadafi fundin e jetës?
  14. Kështu përfundojnë të gjitha mafitë e diktatorët, a është kështu?
  15. Programin e LPK-së e hodhët si pa vlerë, a po jo?
  16. Po Betimin e ushtarëve të UÇK-së pse e shkelët?
  17. Pse i vratë për së dyti herë dëshmorët me shkeljen e betimit?
  18. Ju anëtarët e Drejtorisë Politike, të identifikuar edhe anëtarë të SHP të UÇK-së, që e shporrët Adem Demaçin në momentin më kritik të Kosovës, çfarë ndjenjash kombëtare kini, përderisa nuk ngjasoni me luftëtarët e thjeshtë të UÇK-së?
  19. Ju anëtarët e Drejtorisë Politike keni bërë analizat e ADN-së?
  20. Cilit popull i takoni?
  21. Shqiptar jo, a është kështu?
  22. Cila dorë tradhtare shkrepi mbi Agim Bajramin, Sali Çekun, Agim Ramadanin, Tonin, Micin, e…?
  23. Për Marrëveshjen e Crans Montana të Zvicrës a e keni informuar, kur e kini informuar dhe çfarë i keni thënë secilit veç e veç: Jakup Krasniqit, Fatmir Limajt, Sami Lushtakut, Ramush Haradinajt, Gani Krasniqit, Remit, Shukri Bujës, Zafir Berishës, Haxhi Shalës, nëse i keni informuar?
  24. Në janar 2000, isha me vëllaun Xhemal dhe u takuam me ty Zekë, para Hotel Grandit në Prishtinë, a po jo?
  25. Më the të rrijë në Kosovë dhe po ma siguron një dhomë në Hotel Grand, a ishte kështu?
  26. Unë të thashë, kamë familjen time dhe të Ismetit në Zvicër dhe nuk kemi pasur kohë ti krijojmë kushtet me u kthye, nuk kemi asnjë dhomë banimi, a është kështu?
  27. Të thashë se puna na ka mbetur në gjysmë, me ndërprerjen e luftës çlirimtare, a është kështu?
  28. Të thashë se unë jam betuar e përbetuar dhe nuk e tradhtoi betimin për asnjë çmim, a po jo?
  29. Të thashë se nuk mund me i ra hasha betimit, ngaqë jam i fjalës e i besës, a është kështu?
  30. Të thashë se, neve shokëve të LPK-së na ka bashkuar Programi i saj Politik, e ai Program akoma nuk është realizuar, a ka qenë kështu?
  31. Ti e Bilall Sherifi rrini e bëni qejf në Hotel Grand, të thashë, se kjo paska qenë andrra e juaj, a ka qenë kështu?
  32. Në Zonën Operative Nr.2 dhe në Zonën Operative Nr.3 pati luftë çlirimtare, a është kështu?
  33. Kush u pengoi që asnjë gotë ujë mos me ju dërgu ushtarëve të lirisë në ato dy zona gjatë viteve 2000-2001? Kush u urdhnoi me kriju atë Këshillin Politik për UÇPMB-në me në krye Jonuz Mysliun? Sa herë shkurt dhe kush shkoi prej juve të ish Drejtorisë Politikë të UÇK me bisedu me komandantët e zonave të UÇPMB për me i bind të ndalnin luftën?
  34. Sa bodigarda i ke ti Zekë dhe nga sa kanë anëtarët e tjerë të Drejtorisë Politike?
  35. Prej kujt frikoheni dhe pse frikoheni nëse e ndjeni veten të ndershëm, sikundër mburreni nëpër televizione?
  36. Për derisa mbani badigarda, do të thotë se nuk e jetoni jetën të lirë? Do të thotë se krimet dhe tradhtitë që i kini ba këtij populli u dalin e u frikojnë edhe në gjumë, apo jo?
  37. Ke vizituar ndonjëherë familjet e Jusuf e Bardhosh Gërvallës?
  38. Po të Kadri Zekës?
  39. Jusufi, Kadriu e Bardhoshi kanë qenë me mendje, shpirt e zemër për popull e atdhe, a është kështu?
  40. Po ti a ke qenë me idetë dhe për idetë e tyne?
  41. Apo për pushtet e pasuri personale?
  42. Në Zvicër a ke jetu me ndihma sociale, apo jo?
  43. Sa hektarë tokë i ke ble tash në Kosovë?
  44. Po pasuri tjetër, a ke vu pas lufte? A i ke tregu të gjitha shpiat që ke ble dhe që ende i ke në Tiranë?
  45. Me çfarë paresh i ke vu tanë këto pasurina, apo me ndihmën sociale që merrshe në Zvicër?
  46. A është e saktë Xhavit, që në kohën studentore ke bërë disa dhunime në femra?
  47. A është e saktë Xhavit, që ke shitur armë, revole, shqiptarëve në rrethin e Pejës?
  48. A është e saktë Xhavit, që armët i ke shitun në bashkëpunim me zyrtarë të policisë dhe më pas i ke denoncuar?
  49. A është e saktë që ato armët e shitura janë konfiskuar dhe u janë marrë paret nga policia serbe ?
  50. A është e saktë se, pasi arma dhe paret janë konfiskuar, shqiptari është maltretuar?
  51. A është e saktë që policia e ka ditur edhe numrin e secilës arme të shitur?
  52. A është e saktë që ishe në kontakt të vazhdueshëm me Mehmet Hasku, shefi i UDB-s në Pejë?
  53. A është e saktë që ishe në kontakt me Shefin e KOS-it në Kosovë?
  54. A është e saktë se Serbia ka patur gjithë herë pretendime për të kontrolluar Shërbimin e Shqipërisë?
  55. Ti Xhavit a ke qenë i dërguar në Shqipëri për këtë punë nga UDB-ja qysh në vitet ’80-të?
  56. Ti si njeri i besueshëm, a hyre edhe në SIGURIMIN e shtetit shqiptarë?
  57. Kur ra sistemi komunist në Shqipëri, çfarë raportesh të fshehta ke patur me Sali Berishën, kur dihet se ishe me krahun kundërshtar të Ramiz Aliut?
  58. Kur u shkatërrua shteti Shqiptarë, a është e vërtet se kanë ardhur zyrtarë të lartë të shërbimit serb në Tiranë?
  59. Kur është vendosur të bëhet Shërbimi i ri në Shqipëri, SHIK-u, kush vendosi për personat që do ta drejtonin? Cili është kontributi yt në këtë rast?
  60. A është e vërtetë se është vendosur nga Stanishiqi dhe Simatoviqi?
  61. A është e vërtetë se SHIK-u është bërë me 02/07/1991 me Bashkim Gazideden në krye?
  62. A është e vërtetë se Bashkim Gazideda ka qen daja i Petrit Amit nga Dibra, shoku ma i ngushtë i Arkanit?
  63. A është e vërtetë se të gjithë shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët kanë punuar si personel në SHIK, kanë qenë agjentë të UDB-s?
  64. A është e vërtetë se duke kontrolluar shtetin amë Serbia ka vëzhguar një pjesë të madhe të lëvizjeve ilegale shqiptare?
  65. A është e vërtetë se janë konfirmuar shumë takime sekrete të Bashkim Gazidedes me Arkanin dhe me të tjerë?
  66. A është e vërtetë se në krijimin e piramidave fiskalë në Shqipëri ka gisht Shërbimi sekret Serb dhe ai Grek për të shkatërruar dhe dëmtuar edhe një herë Shqipërinë dhe se ti e Sali Berisha kishit dijeni për këtë punë?
  67. A është e vërtetë se ke patur takime me Apostolos Vavilisin?
  68. Çfarë roli ka patur Arkani dhe Apostolos Vavilisi në piramidat fiskale?
  69. A është e vërtetë se Remzi Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes dhe financues i UÇK-së, është vrarë nga SHIK-u sepse, sipas SHIK-ut, donte të prishte raportet me vëllezërit maqedonë, serbë dhe grekë?
  70. A është e vërtetë se zëdhënësi i UÇK-së, Ali Uka, është masakrua nga SHIK-u në banesën me Hashim Thaçin dhe kur ky ishte atje?
  71. A është e vërtetë se SHIK-u e mbylli këtë punë me një gjykatë qesharake?
  72. A është e vërtetë se Adem Jashari është arrestuar disa herë në Shqipëri me intervenimin e SHIK-ut dhe dijeninë tënde?
  73. A është e vërtetë se Ramë Mara është punësuar në SHIK në vitin 1992, bashkë me Raif Gashin (Gollopeni)?
  74. A është e vërtetë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë qenë punëtor të SHIK-ut?
  75. Do të thotë që Ramë Mara ( shefi i Sigurimit i atdheut SIA i LDK) dhe Kadri Veseli (shef i SHIK-ut i UÇK dhe i PDK-së) ishin koleg pune, a është kështu?
  76. Kur filloj lufta, a u bënë përpjekje për të krijuar luftë civile në mesin e shqiptarëve dhe a mund të na thuash se nga kush?
  77. Kujt i interesonte një luftë civile mes shqiptarëve në Kosovë?
  78. Kush e organizonte këtë urrejtje ndërshqiptare?
  79. A mund të jetë SHIK-u ose më mirë të themë UDB, promotor i vëllavrasjes?
  80. Si po shihet UDB ose SHIK-u ishte edhe në LDK edhe në UÇK, apo jo?
  81. Ti Xhavit Haliti a ishe numri 1 në Shqipëri për UÇK-në?
  82. Ti si njeriu i fortë në Shqipëri, pse nuk kërkove të hapeshin pa pare të gjitha depot e armatimit për UÇK-ën?
  83. A e ke patur atë fuqi? Madje armët në Shqipëri i ke marrë pa pare dhe në bashkëpunim me do komandantë të ushtrisë shqiptare ke ndarë paret e Fondit tonë për luftën?
Please follow and like us: