Ariana Grande: Unë nuk jam një copë mishi për të plotësuar kënaqësitë e një mashkulli
Ariana Grande është ndier e fyer ndaj një komenti me përmbajtje seksuale që një fans i saj ka bërë ndaj këngëtares, ndërkohë që kjo e fundit e ka qenë e shoqëruar nga partneri i saj. Në një postim në të twitter Grande shkruan: “Isha duke shkuar pë r të marrë diçka pë r të ngrënë me të dashurin tim. Në makinën tonë u afrua një fans i cili më tha se ishte një adhurues shumë i madh i imi. Në fillim mendova sa gjë e këndshme. Por pas pak çastesh, fansi iu afrua të dashurit tim duke i thënë : ‘Ariana është superseksi, o burrë ‘. Më tej djali përdori edhe një fjalor jo të këndshëm. Për shumë prej jush kjo mund të mos jetë asgjë , por unë u ndjeva e fyer. Unë nuk jam një copë mishi për të plotësuar kënaqësitë e një mashkulli”, e mbyll postimin 23-vjeçarja. Grande dhe i dashuri i saj kanë një romancë që prej gushtit të 2016.