Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi: KQZ, gjykata e krimeve të luksit!

Kreu i LIBRA, Ben Blushi komentoi vendimin e KQZ-së për të kërkuar informacione shtesë nga Prokuroria përpara se të vendosë për ndërprerjen e mandateve të deputetëve Shkëlqim Selami, Dashamir Tahiri dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi.
“KQZ kërkon kohë për tu bindur se kush është Elvis Roshi dhe të tjerët megjithëse provat e prokurorisë ishin të qarta. Sipas prokurorisë tre të zgjedhur duhet të lënë mandatet për shkak te dënimeve të mëparshme ne Europë! Partitë e vjetra që formojnë KQZ duan ti mbrojnë me procedurë mizore, të padrejtë dhe amorale. Nëse KQZ nuk heq mandatet që ka në tryezë, atëherë reforma në drejtësi s’ka asnjë vlerë. E kanë shtrirë, e kanë grirë, e kanë fshirë, e kanë nxirë dhe e kanë shitur lirë, me hir a me pahir. Kjo do të thotë që në Shqipëri është krijuar një gjykatë unike e cila ka të drejtë të gjykojë dhe ndryshojë vendimet e Gjykatave Europiane. Oskar Wilde thoshte se, amerikanët e mirë, kur duan të vdesin, shkojnë në Paris. Ndërsa europianët e këqinj, kur duan të shpëtojnë duhet të vijnë në Tiranë. Kjo çudi quhet KQZ dhe për herë të parë u testua në Shqipëri në vitin 2016. Arkitekti i saj quhet Sali Berisha. Investitori quhet Edi Rama. Vincin e solli Lulzim Basha. Qilimat i shtroi Vangjush Dako. Xhamat i pastroi Klement Balili. Kafet i pagoi Lulzim Berisha. Biletat e parkingut i mblodhi Mark Frroku. Mijëra shqiptarë sidomos nga Kavaja, Shkodra dhe Lezha u mahnitën me shkëlqimin e saj prej ylberi!” – shkruan Blushi.

Please follow and like us: