Albspirit

Media/News/Publishing

Kokëdhima sfidon Ramën: Po të ketë garë në PS do kandidoja që sot për postin e kryetarit

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima ka qenë sërish i ftuar në emisionin “Zululand”, duke folur për marrëdhënien e tij me Edi Ramën.

Ai përsëriti idenë se “nuk ka për ta mohuar asnjëherë miqësinë me Edi Ramën, dhe se Edi Rama nuk ka për të qenë armik i tij”. Por ai tha në të njëjtën kohë, se Rama pengon demokratizimin e partisë. “Me demokratizim të partitë kuptoj hapjen dhe krijimin e kushteve për garë të barabartë për të gjitha postet e mundshme; në PS duhet futur praktika e primareve”, tha Kokëdhima dhe shtoi: “Mënyra se si funksionojnë partitë duhet të organizohet mbi bazën e një ligji, që duhet bërë në parlament, e jo mbi bazën e statuteve që shkelen në çdo moment”.

Pyetjes së Nanos, nëse “do të kishte kandiduar për të marrë kreun e PS-së në rrethanat që do të adoptohej praktika e primareve”, ai iu përgjigj në mënyrë pohuese. Në debat e sipër me Nanon, Kokëdhima iu drejtua moderatorit të Zululandit me fjalët: “Zëri yt është i rëndësishëm në këtë vend, por problemi yt është se ti nuk je misionar. Ti duhet të bësh misionar si unë.”

Please follow and like us: