Kosovë/ Pritet lajmi i madh për futbollin
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, thotë se ka kërkuar që oferta e marrjes së kredisë nga shteti i Hungarisë për ndërtimin e stadiumit nacional të jetë në rend dite në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të kësaj jave.

Shala shpreson që të miratohet kërkesa për marrjen e kredisë së ofruar nga Hungaria prej 50 milionë eurosh. Kreu i MKRS-së të martën për gazetën ka thënë se disponimi nga kabineti qeveritar është pozitiv, shkruan sot Koha Ditore.
“Është një procedurë standarde. Duhet të miratohet nga Këshilli Ndërministror i Investimeve, pastaj Ministria e Financave nis negociatat. Deri këtu ka shkuar mirë. Në mbledhjen e radhës së Qeverisë do të jetë në rend dite për shqyrtim”, ka thënë Shala.
Please follow and like us: