Albspirit

Media/News/Publishing

Nëse Rama prek zgjedhjet, përgjegjës për destabilitetin e vendit

Kastriot Islami
PD do të marrë pjesë zgjedhje në cfarëdolloj situate dhe po përgatitet serizoisht në tri plane: i) sigurimin me cdo kusht të zgjedhjeve të lira e të ndershme, ii) fitimin e tyre dhe iii) demostrimin e tyre ilegjtime nëse rezultati zgjedhor manipulohet. Nga të gjithë sondazhet Rama ka kuptuar se me zgjedhje të lira e të ndershme është e pamundur të rezultojë fitues.  Prandaj ka ndërtuar një strategji në funksion të fitimit të zgjedhjeve përmes manipulimit të rezultatit zgjedhor.

****

Rama, prej mëse shumë se një viti ka bllokuar funksionimin e komisionit të reformës zgjedhore, duke refuzuar kërkesën e PD për identifikimin biometrik e votimin elektronik. Ka bllokuar cështjen e financimit të fushatës elektorale. Ka bllokuar procesin e dekriminalizimit dhe të largimit të kriminelëve e oligarkëve nga politika. Madje po përgatitet të përdorë paratë e korrupsionit për blerjen e votave. Po riaktivizon individët me rekorde të tmerrshme kriminalë për kërcënimin e votuesve. Ka ndërtuar të gjithë skemën e përdorimit të kultivimit të kanabisit për të grumbulluar para për blerjen e votave dhe për joshjen e kërcënimin e votuesve. Të gjitha këto dhe të tjera janë “fakte e prova” për të arritur në përfundimin se me “Ramën në krye të qeverisë s’do të mund të kishte zgjedhje të lira e të ndershme”.

****

PD ka marrë dhe po merr të gjithë masat që ti fitojë zgjedhjet, nëse ato janë të lira e të ndershme. Kjo do të mund të ndodhte edhe nëse në rastin ekstrem manipulimet apo parregullsitë s’do të mund të ndryshonin rezultatin zgjedhor apo ndikimi i tyre do të ndryshonte rezultatin por jo fituesin. Nëse manipulimet do të ishin masive, aq të mëdha sa të ndikonin në rezultatin zgjedhor, në mënyrë të tillë që PS të kthehej ngë humbëse në fituese, PD po merr të gjithë masat për të “fotografuar/skanuar” dhe “faktuar” ilegjitimitetin e zgjedhjeve për shkak të manipulimit të tyre.

****

Përfundimisht mund të thuhej se nëse rezultati zgjedhor do të vlerësohej ilegjitim, situata gjatë apo paszgjedhore do të ishte ilegjitime dhe një situatë e tillë do të nxiste reagimin masiv qytetar e për rrjedhojë edhe trazira sociale që do të mund të shkaktonin destabilitetin e vëndit. Personalisht shpresoj që vendi të mos futet në këtë rrugë, por nëse Rama tenton të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve, pra fitoren e PD e të opizitës, ateherë do të largohet edhe si humbës edhe si përgjegjës i destabilitetit të vëndit. Askush të mos mendojë se populli është i nënshtruar dhe i zhgënjyer e pashpresë dhe s’do të reagojë, sepse banda e Ramës jua ka sjellë shpirtin në majë të hundës; gota për tu derdhur mjafton vetëm një ngacmim shumë i vogël… Reagimi këtë rradhë do të jetë i paimagjinueshëm…Rezonanca me goditjen e Establishmentit po ndodh e do të ndodhë kudo…Edhë në Shqipëri…

Please follow and like us: