Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Çerma, një urim për vitin e ri

Një urim…

Një vërtitje rreth diellit, sërisht do të filloj,
Që të vërtitemi rreth vetes, plot…365 herë…
Dua t’ju uroj motra e vëllezër…dua t’ju uroj
Për ju, paçin urimet e mia 365 mijë herë vlerë.

Kështu ka ndodhur, ndodh, do të ndodhë,
Në mijëra vjete vërtitje që vanë, venë e do të vinë,
S’është lodhur kjo luzmë frymore, as s’u lodh,
Ta përcjell dhe ta kërkoj urimin për njerinë.

“Pak grurë, nje kupë verë dhe një zemër dashuri”
Pa këto të tria vëllezer e motra askush të mos mbesë,
Që të jenë 365 vërtitjet rreth vetes të dashurit e mi,
365 urime dhe bekime: “Natën e mirë” dhe “Mirëmëngjez”.

 

Please follow and like us: