Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Çerma: Trokit dhe zgjo

Në jetën time
Mos hyr pa trokitur…
Të lutem:
“Trokit edhe…zgjo…
Ah sikur të mund ta bëje dot…” *
Ah, sikur trokitja jote
Të më shponte tej e përtej
Genin e heroglifeve stërgjyshore,
Që më errësojnë horizontin.
Sikur, trokitja jote,
Të më thërmonte pluhur,
Fosilin e jashtëqitjes së legjendës
Që më gurëzon dritën e ëndrrës.
Sikur,
Perçen e mendimit ta gëlltisë
Në kraterin e vatrës,
Ku njeriu mëkon njeriun.
Sikur…
Të gjitha “sikuret” t’i sekteriste
Të mos më helmonin “gjellën e përditshme”
Të lutem, të lutem, të lutem:
“Trokit dhe zgjo”.
Duhet ta bësh.

A.Çerma
* tek “Makbeth”…

P.S.: Në origjinal titullohet “Të riut vit”

Please follow and like us: