Albspirit

Media/News/Publishing

Çamët, Ismail Qemalit: Të vetëm në luftë

Alba Haruni

Gjendja e vështirë e Çamërisë, asnjëherë nuk i stepi çamët si burrat dhe gratë për t’i dalë zot vendit të tyre. Ja se çfarë shkruan ne letrën e tij Hamdi Bej Filati, komandat i fuqive vullnetare të Çamërisë, drejtuar Ismail Qemalit dhe Qeverisë së Përkohshme të Vlorës më 27 dhjetor 1912.

Çamëria është lënë pa ushtarë e pa municione. Ka tetë ditë që po luftohet deri brenda në qytete. Në vend të shumë burrave me famë nga populli që dhanë jetën, po shtrëngohen gratë të rendin në luftë. Ndihma që qe shpresuar nga vëllezerit tanë të Gjirokastrës e të Beratit, nuk na erdhi. Kështu Çamëria, nga lajmet e fundit që na erdhën s’andejmi, është shkelur prej armikut. Në fund, komanda e Armatës së Perëndimit ka pranuar, mbas përçapjeve tona të shpeshta, të dërgojë ndihmë për të nxjerrë prej dorës së armikut Prevezën, që i qe dorëzuar me arsye. Mirëpo, për ç’arsye s’dihet, vendimit të Komandës së Perëndimit është duke u kundërshtuar nga Komanda e Janinës. Duke parë se atdheu i dashur ndodhet në këtë gjendje, me 9 të këtij muaji erdha në Gjirokastër në emër të Çamërisë, simbas autorizimit zyrtar të Komandës së Armatës së Perëndimit. Ju raportoj, gjendjen e Çamërisë që ndodhet në agoni dhe pres këtu në zyrën telegrafike të më jepni mendimin tuaj”.

Please follow and like us: