Albspirit

Media/News/Publishing

Dekriminalizimi rrëzon Roshin, largohen dhe dy deputetët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur heqjen e mandatit për deputetin e LSI-së, Shkëlqim Selami, deputetin e PDIU-së, Dashamir Tahiri, dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi.

Pas diskutimeve dhe tërheqjes për vendim, kreu i KQZ, Denar Biba ka njoftuar votat e anëtarëve për tre personat, që sikundër e njoftoi edhe më parë janë subjekt i ligjit të Dekriminalizimit.

Sipas Bibës, KQZ ka vendosur njëzëri për heqjen e mandatit të Roshit dhe të deputetit Shkëlqim Selami, ndërkohë që anëtarët janë ndarë për deputetin Dashamir Tahirit.

Sipas Bibës, kundër heqjes së mandatit për deputetin Tahiri ishin tre anëtarë të KQZ-së, konkretisht, Klement Zguri, Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni.

Burime pranë KQZ-së bënë të ditur për “Panorama” se Prokuroria e Përgjithshme i ka dorëzuar dje komisionit informacionet shtesë që kërkuan për secilin nga tri rastet e funksionarëve që u preket mandati.

Ne diskutimin per secilin nga emrat, Vera Shtjefni tha se jane te gjitha kushtet qe Elvis Roshit, kryetar i Bashkise se Kavajes, duhet ti hiqet mandati. Te njejtin qendrim te propozuarit e PD-se mbajten edhe per Shkelqim Selamin.

Ndersa per rastin e Dashamir Tahirit, Hysen Osmani, nenkryetari i opozites ne KQZ, tha se atij duhet ti llogaritet koha kur eshte dhene vendimi dhe te mos i hiqet mandati.

Pas ketij qendrimi, kryetari i KQZ-se, Denar Biba i ironizoi tre perfaqesuesit e se djathtes duke thene ‘ketu jane ca te nenes dhe ca te njerkes’.

Në mbledhjen e shkuar, anëtarët e KQZ-së kërkuan më shumë informacione për datat dhe të dhënat e vendimeve për të cilat Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandateve të Tahirit, Selamit dhe Rroshit.

Por një përgjigje e tillë ka mbërritur dje nga organi i akuzës, edhe pse në mbledhjen e fundit një pjesë e anëtarëve të PS-së në KQZ kanë kërkuar që të jepen informacionet e plota nga Prokuroria.

Në seancën e fundit, anëtarët e zgjedhur nga PS-ja në KQZ kërkuan që të merrnin më shumë kohë në dispozicion, duke shkuar përtej afatit të fundit që është 30 dhjetori, në mënyrë që të merrnin një vendim të pjekur. Por pas qëndrimit kundër të aleatëve të LSI-së, situata e ndryshua dhe u vendos për një shtyrje prej 48 orësh.

Anëtari i mbështetur nga LSI-ja në KQZ, Gëzim Veleshnja, u shpreh ndryshe nga kolegët e PS-së, duke kërkuar që për të tre funksionarët KQZ nuk duhet ta digjte afatin e fundit, që është 30 dhjetori. Partia Demokratike, dje me anë të Oerd Bylykbashit ka dalë në mbrojtje të deputetit të PDIU-së, Dashamir Tahiri, duke kërkuar që rastin e tij të mos e krahasojnë me atë të Elvis Rroshit.

Sipas Bylykbashit, Rroshi është dënuar për përdhunim dhe trafik droge, kurse Tahiri për falsifikim të patentës së automjetit.

“Elvis Rroshi është simboli. Për fat, sot nuk ka asnjë dyshim. Zotëria largohet tani. Prova nga Prokuroria është. Është dënuar me vendim përfundimtar. Çdo lloj tentative të bëjnë avokatët e Edi Ramës për ta shpëtuar, është e mbyllur. Të dhënat thonë për më tepër se aq. Janë dhe dy raste të tjera. Çdo rast do të shihet një për një. Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje vullnetin e PD-së lidhur me dekriminalizimin, por do të zbatohet ajo që parashikon ligjin dhe Këshilli i Europës. Nëse një patentë është e barasvlershme me trafikun e qenieve njerëzore, këtë besoj asnjë shqiptar s’e pranon”, tha dje Bylykbashi.

Please follow and like us: