Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Lluka fiton “Onufrin”

Shallet fituesi I edicionit të 22 të Konkursit Ndërkombëtar të Arteve Pamore

Ilira KullaIlir Lluka është fitues I edicionit të 22-të, të Konkursit Ndërkombëtar “Onufri”. Vepra e tij është në mediumin e videos, e instaluar në tre ekrane dhe vjen me titullin, Further Inside(poezi me tre elemente – vizuale, muzikore dhe verbale).  Përmes një sinteze të autorit na vjen ky shpjegim mbi këtë vepër: “Nuk përmban synime për të përfaqësuar  kontekste me anë të simbolizmave,  është një vepër e cila kërkon të ndjehet dhe jo të logjikohet. Akti I: Zgjimi dhe vetëdija. Akti II: Aty jashtë, mes tyre, aty është vetmia. Akti III: Ti je pishë.Further Inside, akoma më tej, akoma më në brendësi të ankthit të shoqërisë dhe zhvillimeve të saj nën ritmin e një lavjerrësi që shtyn  gjithmonë e më tepër drejt sipërfaqes së ndjenjës.

Further Inside,  akoma më tej, akoma më në brendësi të vetmisë, dualizmit të të qenitvetëm me vetveten dhe të qenit i vetmuar mes njerëzish të tjerë. Further Inside, akoma më tej, akoma më në brendësi të dashurisë dhe dëshpërimit, gëzimit dhe marrëzise, erosit dhe heshtjes, muzikës së zërave që ti prek, muzikës se duarve që ti sheh, muzikës së imazheve që ti kujton,  çdo gjë e cila shtrihet jashtë dhe brenda teje dhe çdo moment që i jep definicion personalitetit që ke, asaj qe ti je. Vepra u vlerësua nga një juri e përbërë nga Arben Bajo – Artist, Pedagog në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti Arteve,  Ermir Hoxha – Kurator I Galerisë ‘’FAB’’,  Zeni Ballazhi – Kurator I Galerisë Kombëtare Kosovë me kryetar jurie z. Zeni Ballazhi. Motivacioni që shoqëroi këtë vepër ishte : “Për arritjen e harmonizimit mes realitetit material dhe krijimit shpirtëror, servirur me një gjuhë të sofistikuar teknoligjike. Video e propozuar në tri panele, shpalos me një vizion tejet bashkëkohor konfliktin shpirtëror mes realitetit të përditshëm dhe atij të brendshëm .Përvec kësaj ai propozon me audion origjinale, një poezi vizive, si një vizion sa surreal aq edhe psikologjik”. Në gjykimim e jurisë vepra e propozuar është në linjë me konceptin kuratorial, si dhe rregulloren e aktivitetit.Si e tillë vepra e artistit Ilir Lluka, vlen të promovohet e evidetohet mbi të tjerat për vlera të konsiderueshme estetike dhe artistike.  Edicioni I këtij viti I Onufrit u kurua nga Fani Zguro. Ilir Lluka është një artist audiovizual, kompozitor i muzikës elektronike dhe autor softëare-i  nga Tirana, (lindur në 1984). Ai është diplomuar për shkenca politike, dhe ka studiuar në mënyrë autodidakte teknikat e kompozimit elektronik dhe përpunimeve audiovizuale.

Ilir-Kulla-11Metoda e tij e punës zhvillohet kryesisht përmes krijimit të softëareve specifike për secilën punë dhe kombinimit të regjistrimeve zanore në terren (field recordings), tingujve elektronike, instrumentave akustike (violonçel, kontrabas, piano, etj, shpeshherë të përdorura me shumë distorsion) dhe poezisë. Ilir Lluka ka publikuar 5 albume & singles lëshuar prej etiketash diskografike në Itali, Gjermani, Angli, Norvegji, France dhe Spanjë. Muzika e tij  është përshkruar si “një udhëtim mendor i thellë, atmosferik dhe surreal në lokacione të papërcaktuara”.Ai është gjithashtu autor I një software për kompozim elektronik (Lyre). Iliri ka kompozuar muzikë për instalacione dhe kinema eksperimentale, ka prezantuar punime dhe performuar live në galeri arti dhe hapësira kulturore në Shqipëri dhe jashtë vendit si:  Muzeu Historik Kombëtar (Tiranë 2013), Kështjella e Ali Pashë Tepelenës (Himarë 2014), Galeria Heike-Streloë (Frankfurt 2016), Festivali i poezisë zanore Poesia Carnosa (Rome 2014), Festivali Main OFF (Palermo 2014), Festivali Kinis (Santorini, Greqi 2015), etj.

Please follow and like us: