KQZ i heq mandatin Roshit, Selamit dhe Tahirit, reagon Manjani: Uroj që…
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar përmes një mesazhi të shkurtër në FB për vendimin e dhënë nga KQZ, që duke marrë shkas nga dokumentacioni i sjellur nga prokuroria lidhur me ligjin e dekriminalizimit kërkoi ndërprerjen e mandatit për dy deputetët Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, si dhe Kreun e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi. Manjani në reagimin e tij nënvizoi se ligji duhet respektuar dhe institucionet të sillen korrektë në vijimës.
Mesazh i qartë dhe i prerë!
Ligji duhet zbatuar me cdo kosto! Uroj të jetë kjo sjellje korrekte e Institucioneve te Shtetit edhe ne vijimësi!
Kur vendosin Institucionet e shtetit të tjerët heshtin!
Rrespekt për KQZ dhe për Prokurorinë!
Gëzuar vërtetë!
Please follow and like us: