Albspirit

Media/News/Publishing

Kujdes me të dhënat që postoni në Facebook!

Nëse mendoni se ato që postoni në Facebook shihen vetëm nga miqtë dhe familja juaj, ndoshta duhet ta rimendoni edhe njëherë.

Facebook ka bërë publike të dhëna të reja që tregojnë se kërkesat e qeverive për të dhënat e përdoruesëve është rritur me 27 përqind në gjysmën e parë të 2016 –ës në rang global, krahasuar me një vit më parë.

Ajo që e bën edhe më të serioze çështjen është fakti se 56 përqind e këtyre kërkesave kishin një marrëveshje për mos – dhënien e informacionit, që do të thotë se të dhënat tuaja personale mund të jenë dhënë pa qenë në dijeni.

facebok-te dhenatTë dhënat në fjalë u publikuan në një blog në website e Facebook, ku tregohej se në total ishin 59,229 kërkesat për të dhënat e llogarive në periudhën Janar – Qershor 2016.

Në majë të kësaj liste qëndrojnë agjencitë ligjzbatuese amerikane që kanë kërkuar të dhënat e 38.951 përdoruesëve.

Në SHBA, 81 përqind e kërkesave janë aprovuar, ndërsa në Britani janë 87 përqind.

Sipas Facebook, këto informacione i jepen qeverive në raste emergjence, kur besohet se bëhet fjalë për çështje të rrezikshme për jetën e njerëzve.

Please follow and like us: