Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA: Fitore për popullin, paralajmërim për kriminelët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar pas vendimit të KQZ për të hequr mandatin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi dhe deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri duke e vlerësuar këtë një fitore për popullin shqiptar dhe paralajmërim për kriminelët,

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për t’i hequr mandatet tre politikanëve, Elvis Rroshit, Shkëlqim Selamit, dhe Dashamir Tahirit, nën ligjin e dekriminalizimit. Vendimi i sotëm është një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët që po mendojnë a të jenë kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Zyrtarët e zgjedhur apo të emëruar që plotësojnë deklarata false duhet të ndëshkohen më gjithë forcën e ligjit. Personat me dosje penale nuk mund të kenë vend në përfaqësimin e shqiptarëve”, thuhet në një njoftim të Ambasadës së SHBA.

Please follow and like us: