Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarët izolojnë Gruevskin, Ivanov: Të zyrtarizohet gjuha shqipe

Ndërsa ditën e premte pritet konstituimi i parlamentit te ri te dale nga zgjedhjet e 11 dhjetorit ne Maqedoni, partitë politike po vijojnë larg vëmendjes se mediave kontaktet per gjetjen e pikëtakimeve per te bashkëpunuar ne krijimin e qeverise.

Sipas mediave ne Shkup, drejtuesit e tre grupimeve politike, Lëvizja Besa, Aleanca per Shqiptaret dhe PDSH kane deklaruar se nuk kane ndërmend te bashkëpunojnë me VMRO-DPMNE-ne e Nikolla Gruevskit, me argumentin se ne gjithë keto vite qeverisje ai nuk u solli asgje te mire shqiptareve.

I vetmi qe nuk është shprehur prere per kete çështje është Ali Ahmeti, por sipas mediave, qe i referohen burimeve pranë selive diplomatike, ambasadoret e huaj po zhvillojnë takime per t’i përcjellë shqetësimet e tyre per rikrijimin e nje koalicioni te sforcuar mes VMRO e BDI, qe do te prodhonte nje tjetër krize. Edhe pse pritet te mandatohet nga presidenti Ivanov per krijimin e qeverise, Gruevski duket se do ta këtë te pamundur te gjeje numrat dhe mbështetjen e shqiptareve per ta bere këtë.

Presidenti George Ivanon ne fjalimin e fundvitit u beri apel krerëve te dy partive me te mëdha, VRMO-DPMNE dhe LSDM qe te tejkalojnë mosmarrëveshjet.

Ai tha se nga qeveria e re pret qe te mbroje interesat e qytetareve dhe te propozoje zgjidhje per krizën. Ivanov foli edhe per çështjen e dygjuhësisë. Zyrtarizimi i shqipes është kërkuar nga disa parti shqiptare dhe është premtuar ne fushate nga kreu i opozitës, Zaev.

“Qëndrimi im është më se i qartë, asnjëherë nuk do të pajtohem qe Maqedonia të bëhet shtet binacional . Asnjëherë nuk do te jem dakord qe ajo te jete shtet federal. Maqedonia është shtet unitar i të gjithë qytetarëve dhe çështja e dygjuhësisë është mbyllur me amendamentin 5 te Kushtetutës”.

Ivanov nuk kurseu kritikat ndaj BE dhe NATO-s, qe sipas tij ka vonuar integrimin e vendit.

Please follow and like us: