Albspirit

Media/News/Publishing

Alarmi i Le Monde: Shqipëria më shumë azilantë se Siria dhe Afganistani

Zbulohet letra e ambasadorit në Tiranë: «situata mund të përkeqësohet», Franca e shqetësuar

Ndërsa në Shqipëri vazhdon debate se përse largohen shqiptarët nga vendi një sinjal alarmues vjen nga e përditshmja e referencës në Francë, “Le monde” që mban datën 30 janar. Me titullin e fortë: “Shqetësim për shtimin e kërkesave për azil të shqiptarëve” gazeta vë re se bashkëkombasit tanë renditen para sirianëve apo afganëve, qytetarë që vijnë nga zonat e konfliktit. Megjithëse Franca nuk është një tokë e preferuar për shqiptarët, plot 5700 kanë kërkuar mbrojtje në këtë vend. Nga 293 kërkesa të përmuajshme azili që shqiptarët kërkonin zakonisht në Francë kjo shifër është trefishuar muajt e fundit duke mbërritur në 973.

Por pjesa më shqetësuese e artilullit të Le monde është një letër që gazeta ka arritur të sigurojë. Ajo mban firmën e ambasadorit të Francës në Tiranë Bernard Fitoussi dhe i drejtohet ministrisë së brendëshme. Aty shprehet shqetësimi për rritjen e kërkesave të azilit nga shqiptarët dhe lëshohet alarmi: “Kjo situatë mund të rëndohet”. Sipas 3 faqeve tëkësaj letre që mban datën 9 dhjetor flitet edhe për largime përmes shteteve kufitare si Maqedonia apo Kosova.

Ambasadori Fitoussi mohon gjithashtu edhe pretendimet se azili kërkohet për shkaqet e hakmarrjes. Ai flet për një treg informal OJF që i shesin nga 300 deri në 500 euro vërtetimet se dikush përndiqet nga gjakësi i tij.

Please follow and like us: