Albspirit

Media/News/Publishing

Churkin: KS i OKB-së e voton nesër draft rezolutën për Sirinë

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin ka thënë se ai formalisht do e prezantoi draftin e rezolutës për armëpushim në Siri gjatë takimit të mbyllur të Këshillit të Sigurimit që sonte mbahet në New York.

Draft rezoluta e përmbanë armëpushimin për tërë Sirinë të arritur nga Rusia dhe Turqia gjatë ditës së djeshme.

Ky armëpushim zyrtarisht ka hyrë në fuqi prej mesnatës, ndonëse grupet vëzhguese raportojnë se ka pasur zona ku kanë vazhduar luftimet.

Churkin shpreson që Këshilli i Sigurimit do e miratojë unanimisht draft rezolutën më 31 dhjetor.

Ai ka thënë se Këshilli i Sigurimit duhet të marrë pjesë “në këtë proces të rëndësishëm”.

Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011, ndërsa deri më tash ajo ka marrë jetën e mbi 250 mijë njerëzve.

Përgjatë konfliktit të armatosur, Moska i ofron përkrahje regjimit të presidentit sirian, Bashar al Assad, ndërsa perëndimi dhe Turqia kundërshtarëve të tij.

Please follow and like us: