Albspirit

Media/News/Publishing

Ky është 47-vjeçari që tentoi të grabis dy kazino brenda pak minutave në Tiranë

Policia e Tiranës ka bërë të ditur identitetin e autorit të grabitjes të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se personi që mori një shumë lekësh në një kazino në zonën e “Zogut të Zi” dhe tentoi të grabis një tjetër quhet Ilir Leli reth 47 vjeç. Ai ka qenë me kapuç dhe ka mundur që të grabis xhiron e ditës në një kazino apeks, rreth 800 mijë lekë të vjetra. Por, pasi ka bërë grabitjen e parë, ai ka tentuar që të grabis edhe një apeks tjetër që ndodhet tek Prokuroria e Tiranës. Në momentin që ka qenë duke bërë grabitjen, policia ka arrestuar në flagrancë në ambientet e kazinos. Policia thotë se Leli, ka qenë i armatosur me pistoletë.

Please follow and like us: