Pëllumb Xhufi: Shqiptarët përbënin pjesën më të madhe në Peloponez
Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në studion “Arena” në Ora News me gazetarin Dritan Hila ka folur gjatë për grekët në shekullin XIV-XV, por edhe për elementin shqiptar në ato troje, që sipas Xhufit ka luajtur një rol të rëndësishëm. Xhufi thotë se Peloponezi ka qenë i mbushur me shqiptarë, të cilët përbënin pjesën më të madhe të popullsisë. Historiani thotë se shqiptarët në Peloponez kanë udhëhequr rezistencën ndaj Turqisë. Por Pëllumb Xhufi thotë gjithashtu se shqiptarët në këtë periudhë mbushnin trupat luftarake të gjithë monarkëve të Europës perëndimore, por sipas tij shpesh herë shqiptarët ishin edhe shtypës të përgjakshëm të kryengritjeve të popullit të tyre. Gjithashtu Xhufi flet edhe për Himarën. Ai thotë se në Himarë nuk ka grekë, por dokumentat flasin se banorët aty kanë folur shqip.
Hila: Rikthehemi në studio me profesor Pëllumb Xhufin për të diskutuar edhe për ato që nuk thotë dokumentari, megjithëse ështe një nga dokumentarët më të guximshëm që unë kam parë rreth këndvështrimit të historisë greke e bërë nga vete grekët. Por edhe për të diskutuar pak mbi elementin shqiptare, për prezencën e elementit shqiptar në atë troje e cila ndërthuret dhe me politikën e sotme, ndaj presionit që po ushtron Greqia ndaj qeverisë shqiptare për sa i përket minoritetit të supozuar të saj në Himarë dhë në tokat e Jonit të Shqipërisë. Unë dua ta filloj profesor me një zonë të errët të historisë greke. Neve dimë që princat shqiptarë në Mesjetë luftuan kundra Turkut, disa bënë paktet e tyre, disa iu bashkuan Skenderbeut dhe iu kundërvunë Turkut. Mirëpo me rënien e Kostandinopojës që ishte qëndra e fundit e Helenizmit në një farë mënyre megjithëse ato i thonin vetes Romanë. Greqia kontinentale. Kjo Greqi që është sot Greqi, çfarë fati pati, cfarë marredhënie pati me turqit?
Pëllumb Xhufi: Greqia ishte një nga trevat e para ashtu siç ishin edhe trevat shiptare e cila u prek nga ivazioni osman. Duke filluar që nga fillimi i shek.15 fundi i shek.14 inkursionet e para të këtyre akinxhijve që ishin repartet e kalorësve të shpejtë që vinin shkatërronin, zinin, zaptonin dhe plaçkisnin tërhiqeshin. Këto kanë ardhur që në vitet 1380 venaçanërisht në zonën e Epirit; këto vinin nga Maqedonia. Maqedonia qe vendi ku u ngritën bazat e para të osmanëve në Ballkan dhe prej andej pastaj Thesali, nga Thesalia në Epir dhe në Peloponez. U shfaqën edhe në Peloponez nga fillimi i shek. 15 deri sa nga viti 1460 Peloponezi pothuajse në tërësinë e tij u pushtua nga Osmanët.
Hila: Profesor ështe një kuriozitet. A paten grekerit princa siç patëm ne shqiptarët se ne përveç Skëndebeut kishim rezistenca edhe të mëparshme. Ishte princi i Gjirokastrës që rezistoi, ishte Gjin Bue Shpata etj … A patën grekët të tillë?
Pëllumb Xhufi: Historia e princerve të Greqisë është më e shkrirë me historinë e perandorisë Bizantine. E para sepse nëqoftë se Shqipëria u shkëput nga Bizanti duke qenë viti 1350 mes shek. 14 u shkëput fare dhe praktikisht erdhi perandoria Serbe e Stefan Dushanit. Në këtë kohë në mes të shek. 14 e cila pushtoi jo vetëm Shqipërinë por komplet Maqedoninë, Epirin dhe deri në kufinjtë e Peloponezit. Nga ky moment Shqipëria shkeputet nga perandoria Bizantine gjë që nuk ndodh psh me treva të caktuara te Greqisë. Psh në Peloponez edhe pas Stefan Dushanit vazhduan të sundojnë disa princër që i përkisnin familjes perandorake Bizantine Kostandinopolitane. Nëqoftë se kishim një perandor që ishte Kostandini, perandori i fundit i Kostandinopojës, dy vëllezërit e tij zotëronin në Peloponez, kishin të ndarë në dysh Peloponezin dhe akoma më përpara po themi në shek. e 13 kur perandoria Bizantine ra nën goditjen e kryqëzatës së katërt dihet në vitin 1204 trevat e Greqisë u ndanë midis princërve, por princërve perëndimore. Princërve Franceze, Italiane, Fiorentinë,Katalanas Spanjolls të cilët zunë dukatin e Athinës .Selanikun e zunë gjithashtu princër të tjere perëndimorë, kështu që klasa nuk ka pasur një zhvillim të brendshëm. Klasa politike në Greqi në Mesjetë ka qënë si të thuash e imponuar, e ardhur nga jashtë. Ose nga perandoria Bizantine ose nga monarkitë perëndimore evropiane.
Hila: Dmth në një farë mënyre Greqia ishte një vazhdim i Kostandinopojës, një vazhdim le të themi teritorial por jo politik i Bizantit. Nuk pati një mendim politik në Greqi…
Pëllumb Xhufi: Jo. Në Greqi absolutisht nuk kishte. Greqia mbahej si një nga rezervat kryesore të perandorisë Bizantine duke pasur parasysh që gjuha zyrtare e perandorisë Bizantine, të paktën duke filluar nga koha e Justinianit, perandorit tonë Ilir filloi të bëhet Greqishtja dhe më praktikisht gjuha greke. Kështu që identifikimi,njësimi në gjuhë që nënkupton dhe kulturë krijoi midis grekërve dhe Greqisë një lidhje specifike me perandorinë Bizantine e cila ishte një perandri shumëkombëshe. Mjafton të shohësh listën e perandorëve të Bizantit ,do të shohësh që ndër ta kishte dhe Ilire, kishte dhe Maqedonas, kishte dhe po të themi nga Paflogonia e largët e Azisë së vogël, kishte dhe Afrikanë. Dmth ka qënë një ….
Hila: Eduart Luttwak jep një karakteristikë shumë të vecantë të kësaj perandorie e cila në një farë mënyre, pavarësisht ngjyrimeve që po i jep historia greke. Eduart Luttwak në librin e tij “Strategjia e Madhe e Bizantit” thotë që bizantët e konsideronin veten pasardhës të romakëve dhe jo të grekëve dhe komandat në ushtrinë Bizantine jepeshin në latinisht nuk jepeshin në greqisht.
Pëllumb Xhufi: Tani jo vetëm se e thotë Luttwak që t’i ke respekt unë e di sepse është një strategjist i kohëve tona. Por sigurisht ai thotë diçka të vërtetë. Ajo që ne e quajmë perandori Bizantine nuk quhej perandori Bizantine dhe perandori Bizantin nuk quhej perandor Bizantin. Është një konvencion i histriografisë moderne që e quan të tillë. Vet bizantinët e mbanin veten pasardhës të Romës. Dmth pati vetëm një shpërngulje të kryeqytetit nga Roma e parë, Roma e perëndimit në Romën e lindjes që u quajt Kostandinopojë. Dhe vet Bizantinët deri në fund, pra deri në vitin 1453 e quanin perandoria e Romejve vazhdonte ti referohej traditës Romake sepse edhe ideologjia politike qe e tillë. Qëllimi i perandorisë Bizantine që nga krijimi ,nga shek i 5-të i saj ishte që të bashkonte dy Romat ,Romën e vjetër dhe Romën e re dhe të krijonte një perandori unike sic kish qënë në kohën e perandorisë Romake.
Hila: Vasili psh, një ndër gjeneralët gati ja arriti ta bashkonte ….
Pëllumb Xhufi: Arriti padyshim. Aleks Komeni dhe sidomos djali i tij Manuel Komeni arriti që në shek e 12-të të hidhej të pushtonte dhe gjysmën e Italisë .
Hila: Kanë lidhje me Vlorën Komenët?
Pëllumb Xhufi: Komenët me Vlorën. Ne në nomenklaturën tonë ka shumë emra të fisnikërisë Bizantine. Nuk janë vetëm Komenë që ka, ka dhe emra të tjerë psh më kujtohet Kilica që kemi në zonën e Fierit. Skilica ka qenë një nga familjet e mëdha Bizantine.
Hila: Kemi dhe sot piktorin Vilson Kilica
Pëllumb Xhufi :Po po është nga ajo familje. Dmth kanë rrënjë të lashta. Ka Vrana psh. Vranët kanë qënë një nga familjet më të madha të shek 11 të familjes Bizantine, por Vranët ne i gjejmë në këtë kohë, pra në shek. e 11 i gjejmë dhe në Durrës. Një Duk i Durrësit, Bizantin i Durrësit ishte nga familja Vrana. Por është vrana autoktonë Shqiptarë apo është Vrana i linjës së Kostandinopojës këtë nuk mund ta themi në mënyrë të sigurtë, por ka një pleksje të aristokracisë shqiptare që në shekullin e 11 –të ne na dalin familjet Muzaka psh Arianiti. Familja Arianiti që në shek e 11 –të po ashtu dhe Muzakaj janë gjeneral të shquar të perandorit Aleksi i pare Komen të cilët u shquajtën sidomos në fronitn shqipatrë, kjo është domethënësë. U shquajtën në ngjarjet që lidhen me Shqipërinë dhe me Maqedoninë perëndimore, me Shkupin
Hila: Historike kjo e jona që na pushtojnë gjithmonë me rracën tonë
Pëllumb Xhufi: Padyshim
Hila: Profesor, cili qe pakti i grekëve me turqit se ato nuk patën pushtim traumatik si i joni .Neve psh rrezistuma 25 vjet dhe shesh herë mendoj që edhe ai lloj represioni që bënë Turqit ndaj neve, ajo lloj urrejte që shfaqën ndaj nesh kishte ndoshta lidhje dhe me atë rezistencë që bëmë ndoshta më shumë se cdo komb tjetër i ballkanit ?
Pëllumb Xhufi: Rrezistenca shqiptare duhet ta themi dhe e thonë dokumentat ka qënë vërtetë një rrezistencë e rreptë e egër gjë që nuk u ndesh në Bullgari që ishin të parët me të cilët u ndeshën Turqit. Në Serbi, Mbretëria Serbe ra shumë lehtë andej nga viti 1458. Dhe po kështu dhe në Greqi. Në Greqi ka pasur rezistencë por problemi është që rezistencën e kanë bërë shqiptarët. Këtë na thonë edhe kronistat Osmanë por këtë na thonë edhe dokumnetat Greke të kohës dhe natyrisht edhe dokumentat Veneciane perëndimore .Në Peloponez që ka qënë vatra e rezistencës është bërë një qëndresë. Mirëpo drejtuesit e qëndresës ishin shqiptarët. Këtë japin dokumnetat. Shqiptaret që kishin pothuaj 100 vjet në atë kohë që ishin vendosur në Peloponez dhe përbënin një pjesë të madhe të popullsisë Peloponeze .
Hila: Edhe në Korinth thoni ju?
Pëllumb Xhufi: Korinthi ka qënë i mbushur.Fshatrat e Korinthit kanë qënë Teba, Korinthi, Atika, Livadhja nga gjiri i Volosit. Dhe ishujt që rrethojnë Peloponezin kanë qënë me një prani shumë të madhe shqiptare
Hila: Më ka bërë përshtyje profesor në Lutraki që është edhe një ndër vendet e famshme të Greqisë afër Korinthit. Unë kam qënë në fshatra ku ke mbiemra Kokëmadhi, Leshtori, mbiemra tipike shqiptarë
Pëllumb Xhufi: Po. Kokëthekra ka plot. Beci, Imazi me shumicë e plot të tjerë.
Hila: Megjithëse ata sot i thonë vetes grekë. Pavarësisht se mbajnë këto mbiemra,nuk dinë si ta shpjegojnë këtë mbiemër.
Pëllumb Xhufi: Ata janë padyshim pasardhës të këtyre shqiptarëve të cilët në fund të shek 14-të nga 1390 –ta pati nje dyndje të madhe.për të krjuar imazhin e asaj dyndjejeje duhet të kujtojmë dyndjet e viteve 90 të shëkullit të kaluar.Pra ka pasur vërtet që ka lënë gjurmë në dokumentacion.Mesa duket disa rrethana. Përmbysja e sitemit Bizantin që kishte sunduar 10 vjet në Shqipëri nga njëra anë ,afrimi i rrezikut Osman nga ana tjetër ndikuan që të kishte një prishje ekuilibrash të shoqërisë Shqiptare në ate kohë.Por këto ndydje nga Veriu ,nga Shqipëria drejt trevave Greke janë shumë të hershme.Që në kohën parahistorike
Hila: Këtë e thotë dhe prof. Kristo Frashëri. Dhe Shqiptarët e Kosovës kanë bërë dyndje shumë të mëdhaja në zonën e asaj që thonë Maqedoni e epërme me Maqedoni e poshtme.
Pëllumb Xhufi: Ky ka qënë drejtimi i dyndjeve jo vetëm në trevat tona ballkanike por po them edhe në Europë.Po them nga veriu drejt jugut.Drejt mesdheut. Mesdheu ishte vatra po themi i qytetërimeve .Aty gjithë qytetërimet e vjetra kanë lindur rrotull mesdhet Fenilasit ,Grekët ,Romakët….Kështu që këto dyndje që në kohën parahistorike.Psh një arkeolog shumë i madh anglez kan xjerr që ytetërimii Mikenës që është një nga qytetërimet që i parapriu qytetërimit klasik të Athinës ka shumë lidhje të ngushta me gjetjet e vendbanimeve që ky arkeolog ka bërë në zonat e Vajzës psh ,në zonën e Vlorës .Është i njëjti qytetërim .Gjë që nxjerr konkluzione nga ai por edhe me të dhëna të tjera ka pasur një dyndje nga ajo kohë nga veriu drejtë jugut.Dhe kjo ka vazhduar në të gjitha periudhat.
Hila: Megjithëate ajo që nuk shjegojnë asnjëherë historianët është Dorët cfarë ishin ? Ata që bënë në fund të fundit edhe qytetërimin Helen që njohim dhe ne sot por nuk po i hyme kësaj se mua ma ka qejfi të mendoj se ishin Ilir
Pëllumb Xhufi:Nuk jam kompetent për këtë .
Hila: Indro Montanelli te historia e Greqisë .Pikërisht ai ka qënë vet një gazetar por e bën në bashkpunim me historianët .Thotë pikërisht këtë që : Dorët ata që asimiluan qytetërimin Mikenas erdhën nga veriu ,erdhën me kuaj cka nuk njihej nga Mikenasit dhe i dhanë frymë qytetërimit Helen .
Pëllumb Xhufi: Gjithsesi dihet që Dorët kanë ardhur nga veriu por më shumë jemi në para histori ,nuk mund të hyjmë në detaje.Këtë e bëjne me shumë gixim disa historian diletantë edhe tek neve që skanë as formimin minimal si historian që rreken të zgjidhin problema të vështira duke filluar që nga ai Pellazgjik por këtu nuk është vendi
Hila: Dua ta trajtojmë më tepër periudhën 1400 – 1800 kur Grekët morën pavarësinë. Shqiptarët dhe Kroatët mbushnin rradhët e Jenicerëve, cifutët të financës, grekët të diplomacisë dhe të pëkthyesve. A kishin një rol të madh ata në perandorinë otomane. A kishte një lloj kompromisi të tyre me Turqit?
Pëllumb Xhufi:Tani ta fillojmë me Shqiptarët se Shqiptarët nuk mbushin vetëm korpusin e Jenicerëve por mos të harrojmë që mbushnin edhe trupat luftarake të gjithë monarkëve të Europës perëndimore duke filluar nga perandori i Spanjës, nga mreti i Austro-Hungarisë, mbreti i Napolit, Republika e Venedikut, mbreti i Francës, mbreti i Polonisë, të gjithë këta trupa të zgjedhur të tyre kishin pikërisht atë që qyhet stratiot janë quajtur që në atë kohë dhe që ishin praktikisht kalorës shqipatrë shumë trima të njohur në fushat e betejës. Të cilët bënë emër edhe për trimërinë e tyre edhe për vrazhdësinë e tyre le ta themi dhe këtë se ishin më luftë të pamëshirshëm me armikun dhe kjo bënte që shpesh herë që kundështari ta linte fushën e betejës pa u përleshur me ta. Dhe natyrisht dhe në krahun tjetëtr shqiptarët të mbushnin trupat dhe hirarkinë e lartë Osmane, po të shohësh të gjithë librat e historisë, pushtuesi i Vjenës, pushtuesi i Qipros ,pushtuesi i Kretës dmth që janë ngjarjet e mëdha luftarake ,të gjithë janë Shqipatarë .Po le të themi që shume prej tyre janë dhe nga ata që figurojnë si shtypës të përgjakshëm të kryengritjeve të popullit të tyre.Të Shqiptarëve.Të cilët gjithashtu mbushin kronikën e ngjarjeve që nga shek i 15-të deri në fillim të shek 18 –të shqipëria ka qënë vendi i para ekseloncë i rebelimeve , i kryengritjeve të mëdha dhe këtu ka qënë dhe një nga lidhjet e mëdha që pati me perëndimin Shqipëria edhe pas Skenderbeut sepse ka qënë shumë interesant si vend sepse qe një vend ku perëndimi mund të vinte këmbë me lehtësi ,të krijonte një bazë për të rifituar të gjithë Perandorinë Osmane pastaj.
Pyetja ishte çlidhje kishte Greqia po themi me pushtimin Osman ? Kompromisi është domethënës si ngjarj sepse Mehmeti i dytë kur pushtoi Kstandinopojën vuri Genadin si kryetar të Kishës ,si patrik të kishës lindore ortodose të cilin sic thuhej e gjeti në një treg skllevërish .Pra ishte skllav dhe e bëri në mënyrë simbolike krehun e kishës ortodokse që drejtonte si të thuash ortodoksinë e Perandorisë Osmane tashmë. Dhe këtu fillon ai kompromisi i madh.Dmth pushteti osman i dha fuqi jo vetëm të natyrës fetare Patrikut mbi popullsitë e krishtera qofshin Bullgarë ,Shqptarë ,Grek,Serb,Malajzez. Ju dha pushtet që nuk ishte vetëm fetar por ishte edhe civil .Psh ky jo më kot quhej i pari i kishës. Patriarku i kishës se Kostandinopojës në epokën e Osmane quhej Ethnark që dmth prijës –populli .Dmth kishte atributet po themi të pushtetit. Kishte atribute gjyqësore psh. Kisha në pushtimin osman kishte dhe atribute gjyqësore, kishte dhe atribute të politikës, pra këto iimplikoheshin dhe me çështje po themi politike.Drejtuesit e kishës.
Hila: Greqia nga pikëpamja territoriale veproi si një njësi e vetme? Apo ishte e ndarë?
Pëllumb Xhufi: Jo jo shiko.Ta largojmë nga koncepti modern i Greqisë. Vetë fjala Greqi u zhduk gjatë gjithë mesjetës. E dini që fjala Grek, helen u rishfaq në kohën e revolucionit Grek në vitin 1821 pra në ato vite ishte harruar edhe fjala Hellas –Greqi, edhe fjala Helenë dhe grkët përdornin fjalën Rom. Rom që lidhet me Romakët (termi Bizantin). Ajo që thashë në fillim që perandoria Bizantine quhej perandoria e Romejve dhe rekët vazhdonin ta quanin veten Romej si pjestar të perandorisë së Romejve ,të Bizantin .Dhe vetëm në fillim të shek 19 –të si rezulat natyrisht edhe i filtrimeve të intelektualëve që filluan të vijnë nga Europa ,historjanë ,udhëpërshkrues të ndryshëm,piktoë të mëdenj që erdhën .Këta e sollën, e ricikluan termin grek Helen dhe Greqi përndryshe Greqia ishte një pjesë e Rumelisë. Rumelia ishte gjithë zotrimi Osman i Ballkanit, ku përfshihej dhe Shqipëria . Vetëm se Shqipëria duhet ta themi, kemi dhe ne arsye të jemi krenarë ndonjëherë me të drejtë. Shqipëria dhe Shqiptarët jo vetëm në periudhën Osmane por edhe në periudhn Bizantine ka qënë i vetmi popull që njiheshin me emrin e tyre, Shqiptar. Alvanite në gjuhën Bizantine. Shqiptarët jane identifikuar gjithmonë si një popull më vete. Grup etnik më vete madje dhe me Bizantin shqiptarët kanë pasur një raport të vecantë. Një raport i ndërtuar me traktate ndërkombëtare thonë dokumentat. Në bazë të së cilit shqiptarët i jepnin trupa ushtarake kur kërkonte perandoria Bizantine. Ndërkohë perandoria bizantine i kishte dhënë statusin, një lloj autonomie të madhe dhe shqiptarët nuk quheshin Bizantinë, por quheshin aleatë. Aleatë do të thotë që ti je enditet më vete por je aleat me një vend tjetër.
Hila: Sic jemi tani me SHBA –në psh .
Pëllumb Xhufi: Pak a shume po. Nëse do të duam të aktualizojmë. Shqiptarët e kanë pasur, ndërsa grekët edhe bullgarët edhe maqedonasit e sotëm humbsin në mesjetë nuk i gjen në burime.
Hila: Grupimet e sotme etnike më tepër janë krijesa të nacionalizmit …
Pëllumb Xhufi: Padyshim.Edhe filmati që ne pamë e tregon shumë bukur se si ka lindur ideja kombëtare nacionale te grekët. E kanë importuar nga jashtë se vetë grekët nuk kisnin idenë se çfarë i lidhte me Perikliun …..
Hila: Madje unë dua të flasim pak edhe për librin tuaj profesor. “Arberit e Jonit” është një libër voluminoz 1500 faqe dhe bën fjalë pikërisht për ato dokumente që neve na mungojnë sese kur vjne puna për të folur me perëndimorët neve shqiptarëve na mjafton vetëm zjarri nacionalist dhe këngët e folklorit por rrallë herë ju drejtohemi letrave.Ju këtu keni dëshmi të jashtëzakonshme të marra nga arkiva e Venedikut.
Pëllumb Xhufi: Një pjesë shumë e vogël është Dritan, aty janë dy muaj punë që unë kam bërë në arkivën e Venedikut. Punë intensive kuptohet por imagjino sikur unë ose kolegët e mij të rrinim jo dy muaj por dy vjet sa rrinë studiuesit e tjerë. Në kohën që unë punova aty kishte studiues turq psh .Ishin 4 studiues Turq doktor të shkencave ,djem të ri të cilët kishim marrë mbarë gjithë arkivën e venedikut. Kishin dy vjet që punonin, të financuar nga shteti i tyre nga institucionet e tyre ,dhe i fotografonin të gjitha
Hila:Ju vajtët me fondet tuaja apo jo?
Pëllumb Xhufi: Unë me forcat e mia dhe me një kohë të shkurtër për të qëndruar se aq ma lejonte mundësia për të qëndruar, nuk mund të qëndroja më shumë. Aty ka dokumenta pa fund për Shqipërinë. Unë kam projktuar një zonë të caktuar gjeografike që është ajo që rëndomtë quhej Epir.
Hila: Juve e quani Arbëri e Poshtme
Pëllumb Xhufi: Jo dokumentat e quajnë Arbëri e Poshtme dhe unë kam ruajtur atë që japin dhe dokumentat. Pra është zona që në nën pushtimin Osman përfshihej në sanxhaqet e Vlorës të Delvinës dhe pjesërisht të Janinës. Pra është kjo zonë që bën pjesë në abitatin e Shqiptarëve që është banuar nga Shqiptarë dhe një nga kontributet që jep ky libër është që të heqi cdo lloj dyshimi mbi bazë jo vetëm të dokumnetave të Venedikut se kamë shfrytëzuar dhe dokumentat osmane ,kam shfrytëzuar shumë dhe dokumenta spanjolle pa lenë më një anë dhe dokumneta greke ,kronika vulgare greke të cilat dhe ato i japin materiale shumë.Problemi etnik që po themi.More ca ka qënë ,kush e ka banuar Himarën ,kush e ka banuar Dhermiun….?
Hila: Profesor këto dua ti shtjellojmë pak në pjesën e katërt të emisionit. Por unë dua ta rekomandoj këtë libër për vetë faktin së pari stili juaj jo vetëm në narativ kur flisni por edhe kur shkruani do tju bëj që vetëm mos të lexoni një libër historie por të lexoni një tregim shumë të bukur për historinë tonë. Së dyti është një thirrje për diplomacinë shqipatre duke qënë se profesor Xhufi është një ndër kuadrot e vjetra të saj. Nuk ju kushton asnjë gjë që të hapni një konsullatë në Venedik dhe aty të jetë konsull i Përgithshëm profesor Xhufi i cili do të bëj shumë mirë edhe punën e studiuesit, edhe punën e konsullit të përgjithshëm të saj. Por në këtë mënyrë nuk është një favor per ju profesor, por është një favor për historinë tonë sepse ne nuk kemi studiues të latinishtes sot .Dhe bota vepron në mënyrë të tillë sot që çon njerëz të studiojnë latinishten, greqishten e vjetër ose spanjishten e vjetër sepse kombet sot duan të zbulojnë rrënjët e tyre. Neve nuk po e bëjmë këtë ,të paktën të shfrytëzojmë ato resurse që kemi trashëguar dhe kjo është një thirrje e imja që më del nga fundi i shpirtit .
Profesor Xhufi kemi një element të madh Shqiptarë në Peleponez.Është e padiskutueshme përkatësia etnike e asaj që grekërit i thonë Vorio Epir por unë faktikisht do të mendoja që të fillojmë ta quajmë Arbëri e Jugut dhe prefektura e Gjirokastrës ta quajmë prefekturë e Arbërisë së Jugut
Pëllumb Xhufi:Këto janë projeksione moderne
Hila: Nuk do ishte keq që dhe ne ta shfrytëzonim historinë tonë se në një farë mënyre legjitimojmë edhe veten për shekullin ku po ecim. A ka Grek Himara ? Se Vangjel Dule po këmbengul në mënyrë të jashtëzakonshme bashkë me Bollanën dhe thonë që ka grek në Himarë. A është greke Himara?
Pëllumb Xhufi: Nuk është dashur botimi i këtij libri për të thënë me siguri fjalët se çfarë është Himara dhe çfarë përfaqëson në planin etnik. Çfarë përfaqësojnë zonat më në jug Delvinë apo Çamëri. Shkenca është shprehur prej kohësh. Pikërisht unë sjell një mbështetje të fortë. Në kuptimin që kam sjellë dokumenta të pa shfrytëzuara, te panjohura të cilat në mënyrë lapidare do të thosha e konfirmojnë një gjë të tillë. Aty ka dokumneta pa fund për fshtrat të cilat definohen si fshatra shqiptare. Janë fshstrat e bregut të Himarës siç quhet ndryshe. Por ka dhe emra familjesh, bile kam frikë ka dhe ndonjë pinjoll të hershëm të ndonjërit që sot thotë: Unë jam Grek. Ka mundësi ka dhe të tilla. Një paraardhës i hershëm e thotë madje me shumë bindje dhe me shumë krenari që unë jam shqiptar. Kështu prezantohet në një letër një Shqiptar i shquar nga Dhërmiu që quhej Gjon Bixhili dhe Bixhilët janë një familje e parë edhe sot në Dhërmi. Dhe dua të them që Foto Bixhili që është një studiues i historisë së Dhermiut i shkëlqyer por edhe i krejt Himarës ,është nga ata banorë të Dhërmiut e thotë pa ju dridhur goja ne jemi Shqiptarë. Ashtu sic e thoshte para 500 vjetësh një parardhës dokumentin e të cilit unë e kam gjetur dhe e kam botura. Në një letër që i shkruante qeveritait Vnecian të Korfuzit .Pra dokumentat janë pa fund, jo vetëm për identitetin çfarë ishte ky Himarjot, këta Himarjot, ky fshat, ai fshat dhe cfarë gjuhe flasin ?Dokumnetat flasin që këta flasin gjuhën shqipe
Hila: Pse përdorin greqishten nëpër dokumenta?
Pëllumb Xhufi: Greqishten e përdorin se njeriu i vetëm i mësuar që mund të shkruante në atë kohë ishte prifti i fshatit. Prifti i fshatit ortodoks ndonjëherë mund dhe të ishte i ardhur nga Greqia, por dhe kur nuk ishte grek ishte shqiptar e vetmja gjuhë që mund të përdorte për të shkruar ishte greqishtja. Kuptohet që nuk është dora e një greku se emrat shqip i jep në formën shpipe nuk i jep në formën greke kështu që është qartasi që është një prift shqiptarë që kur i shkruan priftit të Napolit i shkruan ne greqisht….por ka edhe Himarjot që dinë edhe italishten dhe psh Gjon Bixhili që thash unë i shkruante në italisht direkt qeveritarit të korfuzit dhe me një italishte goxha të mirë ,shumë të qëruar.Sepse kishin lidhje të vazhdueshme me bregun përball, me Italinë .
Hila: Janina profesor është deri në vitin 90 në psikozën tonë kombëtare ishte një qytet grek. Legjenda kishim dëgjuar që Ali Pasha ….por më tepër e shikonim si një pushtues të janinës sesa si një qytet shqiptarë.
Pëllumb Xhufi: Jo.Nuk është Ali Pasha i vetmi qeveritarë i janinës që ishte Shqiptarë.Vazhdimisht Janina ,periudha nga viti 1431 që u pushtua nga turqit osman.janina ka pasur pashallarë,sanxhak bejlerë të cilët ishin shqiptarë dhe unë i kam në libër.
Hila: Kishte popullsi shqiptare aty ?
Pëllumb Xhufi:Aty kishte popullsi shqiptare e cila del dhe në dokumenta ,edhe qyteti kishte ,por po them që pa ardhur osmanët në shek e 14 -15 në një kronikë grekë që është në greqisht i shkruar nga një prift grek i Janinës ,flitet pikërisht këtë .Dhe Shqiptaët ishin zanatcinj ,këpucarë, leshpunues dmth ishin një kategori goxha e afirmuar e shoqërisë .Por Janina ka qënë një qytet kozmopolit që në atë kohë. Ka pasur natyrisht grek ,ka pasur Vlleh të cilët vinin nga Pindi i afërm , nga Mecova ka pasur një mbulim Hebreik shumë të fuqishëm i cili u forcua sidomos nga fundi i shekullit të 15-të kur edhën nga Spanja ,nga Portugalia ,por dhe nga Italia e Jugut u dëbuan mashkësitë Hebraike. Shumë u vendosën në Vlorë. Dikur gjysma e popullsisë së Vlorës ishte nga Hebrej
Hila: Thuhet që dhe në Fter e në Coraj ka pasur një komunitet ….
Pëllumb Xhufi: Është thënë edhe kjo, por ajo që kemi të sigutrë është kjo që them unë. Që del me dokumenta qoftë spanjolle qoftë veneciane, qoftë osmane. Kështu ka ndodhur dhe me Janinën. Dhe në Janinë u vendos një komunitet Hebraik shumë i fuqishëm i cili është prezent edhe sot panvarësisht atyre që pësoi gjatë luftës së dytë botërore
Hila: Në bazë të studjimeve te tua kontinuiteti jonë territorial ,dmth që fillon Shqipëri e poshtme nga Vlora dhe zbret Delvinë ,Janinë …deri ku vazhdon ?Deri ku vzhdon që shqiptarët janë element zotërues i popullsisë?
Pëllumb Xhufi:Problemi është që nuk mund të vesh një kufi të prerë sepse dhe në atë kohë njerëzit nuk kanë qënë kaq të prerë sa jemi ne sot për problememt etnike. Atëhere shqiptarët, grekët, hebrenjte kanë jetuar në suazën e preandorive shumë kombëshe. Fillimisht Romake, pastaj Bizantine, pastaj Osmane. Dhe nuk kishte si në kohën e lindjes së shteteve nacionale ,nuk kishte atë kuptim prania shqiptare po themi në Arkananinë ,në një zonë në jug të Epirit.Por ka pasur Shqiptarë,dalin deri në Neopakt ,në gjirin e Neopaktit apo të Korinthit si njihet sot .Në Neopakt ne kemi një popullsi shqiptare .Madje kur erdhën Turqt që e pushtuan në vitin 1408 Lepanton .Lepanton e mbronte një garnizon komplet shqiptare me komandant dhe me ushtarë shqiparë.Bile janë dhe emrat e natrëve të garnizonint.Por dhe një kronikë e shkruar në greqisht në fillim të shekullit 15 –të, kronika e Tokove që është gjetur në Vatikan ,e ka botuar një profesor shumë i nderuar që ishte dhe me origjinë arbëreshe ,një bizantinist shumë i njohur Giuseppe Schiro .Nga familja Schiro e njohur,ka botuar këtë kronikë e cila që shqiptarët në fund të shek 14 ,në fillim të shek 15 shtriheshin dhe në Etoli dhe në Karnani dhe sic thashë në gjirin e Korintit që ishte një vazhdimësi…Gjin Bue Shpata që ju e ërmendët ,princi i madh i shqipërisë së poshtme kishte zotërimet e tij deri në Neopakt.Por dhe defterët osman të shek 15 sidomos ato të shek 16 tregojnë bashkësi shqiptare pertej asaj po themi që abiati shqiptarë i njohur i joni.Ne kemi shiptarë në Thesali me shumicë
Hila: Po në ishujt greke të jonit. Ishujt grek po i theni se ato të paktën nuk kanë qënë kaq të pastër grek a ka pasur një prezencë arbëreshe?
Pëllumb Xhufi: Mua shek i 15-të ,shek i 17 –të në zonën nga Vlora deri në Prevezë më dalin vazhdimisht bashkësi shqiptare, fshatra shqiptare, individe shqiptarë, elemente shqiptarë. Për bashkësi greke nuk kam asnjë të dhënë. Dalin individe,dalin tregtarë greke. Të cilët tregtonin ,shkonin në Sajavë, shkonin në Pargë, conin mallra në Korfuz, merrnin nga Korfuzi dhe i conin në drejtim të Janinës ose gjetkë, por në këtë zonë që përfshihet thashë midis Vlorës dhe Prevezës nuk ka të dhëna për bashkësi greke të quajtura të tilla sic quhen bashkësitë shqiptare, sic quhen dhe bashkësitë Vllehe .Psh bashkësitë Vllehe ne na dalin në zonën e Delvinës që ne fillim të shek të 16-të.Kurse grek realisht nuk dalin, dalin individë që kryesishtë janë tregtarë.
Hila: Le të vijmë te formimi i popullit Grek .Sic ishte dhe në dokumnetarë ,kemi një lloj imponimi të Europës për t’i bërë këta barinj me zor pas ardhës të Perikliut. Megjithatë që nuk ishin pasardhës të Perikliut e tregoi vrasja e Kapodistrias i cili ishte njeri i kuruar i Venedikut. I rritur në Venedik në oborrin e Katerinës në mos gaboj?
Pëllumb Xhufi: Thuhet dhe që është gjirokastrit…
Hila: Po shtëpinë në Gjirokastër te Pazari i Vjetër e ka, kështu që ka qënë le të themi një njeri shumë i elaboruar, bëhet fjalë që ka qënë nga njerëzit e Gjirokastrës që vendoseshin në Korfuz për efekt të tregtisë. Psh tek pazari i vjetër në Gjirokastër unë kam parë shtëpi të tipit andaluziane që në hyrje ,dhe kur kam pyetur më kanë thënë që është shtëpia e një tregtari të vjetër i cili dikur tregtonte nga Spanja se ishte si urë lidhëse midis Spanjës (perëndimit ) dhe lindjes. Por duke u kthyer te momenti i panvarësisë së Greqisë ku merr shkas edhe dokumentari. Neve shofim që grekërit ishin barinjtë e zakonshëm të ballkanit nuk ishin pasardhës të Perikliut, fakti që vranë një diplomat një njeri që mendohej ta bënte greqinë një shtet modern, pikërisht për inate klanore (se ishte inati i një klani që ky kishte dashur të carmatoste. Të paktën kështu e përshkruan Richard Klok në historinë e tij të shkurtër. i cili edhe pse shkruan të vërtetën e Greqisë ,Grekët e kanë dekoruar por prap nuk u mbushet mendja që historia është ajo e shkruajtura dhe jo mitet e tyre. Kjo Greqi futi një gjuhë të pastër.Katharusët, qëGgreqia është psh është një vend që nuk ka fare dialekte ,nuk i njeh fare dialektet.Pra imponoi me zorr një lloj kulture,një lloj miti ,një lloj paragjykimi që kishin europianët që duhet të ishte kjo zonë e ballkanit .A ishin shqiptarët të masakruarit e mëdhenj të kësaj miti ideologjik etnik që po linde
Pëllumb Xhufi :Greqia moderne u ngrit mbi mitin e Athinës së vjetër të Greqisë së lashtë siç e thatë ju me të drejtë. Me një fjalë që Greqia është atdheu i Perikliut,është atdheu i filozofëve që i ka dhënë kulturën qytetërimit europian .Është themeli i qytetërimit europian.Dhe kjo shkonte shumë për shtat në fillim të shëk 19 –të kur Europa ishte e dehur akoma nga erërat e luminizmit ,romantizmit .Atëhere nuk mbeti njeri i mësuar i Eurpës që mos të vitne në greqi .Mësonin greqishten e vjetër të Perikliut në europë dhe vinin për ta ushtruar dhe pse jo per të gjetur greqinë e ëndrrave të tyre.Dhe gjëja e parë që vinin zbrisnin në Pire se nuk kishte avjon ,vinin me anije dhe që nga ai i pari që i mbante valixhet,ai nuk ishte Grek por ishte Arvanitas i Preut.Fillonte zhgenjimi që aty .Dhe në qoftëse do shifni të gjithë udhëtarët more me Bajronin ,me Shantobrianin ,me plotë të tjërë që kanë ardhur në greqi ,të gjithë dashur pa dashur rreken të flasin për grekët dhe flasin për shqiptarët .Sepse gjejnë Shqipatrët.Dhe albanologjia si shkencë a e dini që ka lindur në Greqi .ka lindur me Arvanitasit jo me ne Shqiptarët e shqipërisë më në veri por interesimi për shqipern ka nisur nga arvanitasit e Greqisë .Aty Rainholdi ,aty Gustavmajeri një gjuhëtarë gjerman,koloz i albanologjisë
Hila: Arvanitasit e pranonin që ishin shqiptarë?
Pëllumb Xhufi : Padyshim .Shumë prej tyre nuk dinin as greqisht. Deri në formimin e shtetit grek në familjet arvanitase nuk flitej greqisht
Hila: Se dëgjova Pangallos ish ministrin i Greqisë i Pasokut i cili tha mos na ngatërroni, ne nuk jemi shqiptarë ne jemi arvanitas.
Pëllumb Xhufi : Edhe këtë do ta shpjegoj se cfarë ndodhi pas formimit të shtetit Grek. Por këta udhtarët e huaj që thashë unë që erdhën nga fillimi i shek 19- të dhe që ndeshën këtë element element shqiptarë gjithandej .Thash Shato Briani erdhi u sëmurë në lindje të Athinës në një kasolle e kuroi një plak shpiptare dhe ai e tregon në librin e tij ,në kujtimet e tij nga Parisi në Jeruzalem ai e tregon me shumë simpati se si ajo plaka me një përkushtim e shëroi nga ethet.Po keshty të gjithë emrat e mëdhenj,të letërsisë,pikturës,të poezisë ,evropiane të cilët erdhën për tu pagëzuar në një lloj mënyre në greqinë e Perikliut dhe u ndeshën me shqiptarë.
Hila: Po këtë lloj egërsie mos ne duhet tja kemi …le të themi hak për të marrë mbretit Oto të greqisë i cili në një farë mënyre imponoi një ëndërr të vetën ,një mit i cili nuk ekzistonte në terren ?
Pëllumb Xhufi: Mbreti Oto sigurisht kishte formimin e tij ,ishte si të gjithë njerëzit e mësuar të Europës, të cilit i ra rasti të jetë mbret i një mbretërie të porsa krijuar.Të re ,me një histori të lavdishme dhe që natyrisht ai e kthehu në Athinë edhe vet Mynihun e kohës së tij. Problemi është …Ju e dini që vet gruaja e mbretit Oto fliste shqip ? Jo .Këtë e thotë Gustamajeri i cili në një korespondencë me një arvanitas që ishte doktorr. Kishte studiur në Gjermani por që ishte i apasionuar pas gjuhës shqipe dhe Majeri shkëmbente korespondencë e pyeste për fjalë të ndryshme të gjuhës për konstrukte ndërtimi të gjuhës së arvanitasve të greqisë së athinës se ishte nga Salamina ose Kulluri si i thonin Shqiptarët .Dhe një nga ato episode është ky që po them unë.Neruxos ja tregon Majeri në një lëtër që është botuar në një revistë shkencore gjermane.Dhe i thote .Këtë vit mretëresha bëri një pritje me gazetarët dhe me njerëzit e shquar të Athinës dhe takoi Kostandin Zhabën .Kostandin Zhaba ishte … Zhaba jonë nga Labova i cili ka ndërtuar në Athinë ndërtesën e parlamentit .Dhe thotë : Mretëresha doli e veshur me kostum shqiptarë. Jo vetëm kaq por kur takoi Kostandin Zhabën filli të flas në gjuhën shqipe dhe gazetarët grek që u dyndën rreth saj kafshuan gjuhën nga marazi.Nuk ju pëlqeu që mbretëresha e tyre dilte e veshur me kostum shqiptarë dhe fliste shqip me Zhabën.
Hila: Arvanitasit e pranonin që ishin Shqiptarë ?Megjithatë e vërteta është se panvarësisht se elementi arvanitas ka qënë një pjesë e rëndësishme e shtët formimit Grek.Grekët nuk patën asnjë lloj dashamirësie ndaj këtij lloj elementi .
Pëllumb Xhufi :Absolutisht nuk patën sepse edhe dokumentari që pamë thotë pikërisht këtë gjë që Greqia vinte nga një e kaluar shumë e përhapur ,kombësi të ndryshme,kultura të ndryshme,përvoja të ndryshme.Dhe vuri për bazë në të ndërtimit të shtetit pikërisht unifikimin .Homogjenizimin.Homogjenizimin në rradhë të parë etnik dhe praktikisht sot e kësaj dite kushtetuta greke nuk njeh minoritete.
Hila:Në fakt ka një lloj tolerance sepse unë personalisht nuk arrij ta ndaj politikën e homogjenizimit nga politika e arjanizimit që ndoqi Hitleri .Për fat Grekërit nuk kanë bërë kampe të shfarrosjes në masë ,kanë bërë vetëm ishujt ku degdisnin pakicat.Por një pyetje të fundit profesor sepse me ju koha është gjithomonë e pamjaftueshme për të folur për historinë ,sidomo për këtë pjësë të historisë që ne nuk e njofim.Hymni Grek është një poemë prej 150 fjalësh ku ka vargje shumë luftarake ,i këndojnë greqisë .Por ka edhe vargje që kërkojnë prerjen e duarve dhe të kokave të atyre që nuk i thonë grek.Madje madje ai skandali diplomatik që u bë për një trup ushtarësh që thoshte me zorrët e shqiptarëve do bëjmë lidhse për cudinë e publikut kjo ështe vetëm pjesë e hymnit Grek.A ka një shpresë ku këta dy popuj ,jo sepse jemi shqiptarë por kemi një lloj hapje drejt kulturave të ndryshme ,dhe këtij populli i cili tashmë ka filluar dhe po zbulon të vërtetat e tija .Ose më saktë po i thotë se i ka ditur.A ka shpresë për një miqësi të ardhsme ,për një marëdhënie normale midis dy vëndeve
Pëllumb Xhufi :Unë gjykoj që trendi aty është nuk mund të mbahet më .Vet Greqia dhe ju e dini është detyruar të rishikojë disa qëndrime të veta. Kujtoj vetëm çështjen e paraqitjes së besimit fetar në dokumentat e identifikimit që ishte para 10 vjetësh.Aty duhet të deklaroje besimin fetar,gjë që ishte në kundërshitm me standartet europiane dhe u hoq. Sigurisht pati revolta të klerit sidomos ortodoks ,të rretheve më fanatike të kishës ortodokse. Dhe unë jam i bindur që të tilla gjëra do ndodhin.Unë shof një ndryshim psh në histografinë greke .Ka qënë shumë e vështirë duke fillaur nga fillimi i shek 20 deri në fund të shek 20 që të gjeje disa të vërteta të cilët edhe historianët më të vjëtër grek i thoshin psh në shek e 19 .Psh që Suliotët ishin Shqiptarë. Ai nuk e mohon dot.E thontë në vitin 1880.Në vitin 1980 nuk thuhej dot një gjë e tillë.Tani natyrisht edhe filmati që ju shfaqët dhe bëtë shumë mirë që e shfaqët tregon se ketu ka një trend pozitiv dhe jo vetëm në raport me ne shqipatrët me të cilët sigurisht ne kemi histori të përbashkët.