Raporti i 7-të i transparencës së Facebook, qeveria Shqiptare 22 kërkesa ndërsa ajo Kosovare 7
Facebook publikoi raportin e 7-të të transparencës dhe është i pari që hedh dritë mbi kërkesat qeveritare për informacion të përdoruesve në 2016-tën. Risi e këtij raporti janë detajimi i llojit të kërkesave të cilat burojnë: nga një proces gjyqësor dhe nga një situatë emergjente.
Çfarë janë kërkesa emergjente? Të disponueshme në SHBA prej kohësh, këto janë kërkesa për të dhëna nga autoritetet të cilat besojnë se ekziston një rrezik serioz me pasojë vdekjen.
Shqipëria pati kërkesa rekord prej 22 ku janë prekur 32 llogari përdoruesish bën të ditur raporti i rrjetit social. Në raportin e 6-të të transparencës, qeveria shqiptare kishte dërguar pranë Facebook5 kërkesa ku u prekën 15 llogari përdoruesish.
Nga ana tjetër Qeveria Kosovare kanë dërguar pranë Facebook 6 kërkesa si rezultat i një procesi gjyqësor ku janë aksesuar 12 llogari. Sakaq, ka patur një kërkes emergjente për informacion ku janë prekur 2 llogari përdoruesish.