Shqiptaret, Turqit dhe Erdogani
Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Brenda pak diteve ne dhjetor 2016 dy presidentet shqiptare, Nishani i Shqiperise dhe Thaci i Kosoves bene vizita zyrtare te Presidenti i Turqise, Taip Erdogan. Vizitat e dy krereve te shteteve shqiptare te Erdogani ishin si dy pika uji. I njejti ritual, i njejti ceremonial, te njejtat simbolika dhe e njejta retorike.
U degjuan deklaratat stereotipe te Erdoganit per “popuj vellezer”, per “miqesi e lidhje tradicionale”, per “interesa te perbashketa”, per ” lufte kunder armikut te perbashket”, per “organizaten terroriste”, per “grushtin e shtetit”, per “mbylljen e shkollave te Gylenit”…e te tjera si keto.
Perballe ketyre retorikave stereotipe te Erdoganit si dhe nderhyrjeve arrogante ne punet e brendshme te dy shteteve shqiptare, Nishani dhe Thaci i bene nje lloj jehone konfuze kerkesave te kreut te Turqise.
Ne perfundim nuk pati asnje konkludim serioz, pervecse darkave glorioze te stilit Otoman dhe deklaratave retorike stereotipe perballe mediumeve zyrtare prane Qeverise dhe Presidentit Erdogan. U mbars mali dhe polli nje mi(!).
1. Shqiptaret dhe Turqit, popuj miq
Pavaresisht historise se gjate tragjike dhe me shume pasoja per Shqiperine dhe Shqiptaret te Perandorise Osmane, krijimi i Shtetit kombetar modern Turk nga Kemal Ataturk ndryshoi qasjen e popullit shqiptar per popullin Turk.
Shqiptaret ishin dhe mbeten Kemaliste. Shqiptaret madje, me doktrinen e tyre sekulariste si dhe alfabetin latin frymezuan modelin Kemalist sekular te shtetit si dhe heqjen dore te Turqise nga alfabeti arab dhe adoptimi i alfabetit latin.
Kemal Ataturk la pas trashegimite negative te Osmaneve, kalifatin, militarizmin dhe nepotizmin. Ataturk hodhi themele Perendimore per Shtetin kombetar Turk. Ndersa ne politiken e jashtme ndoqi neutralitetin me moton “Paqe brenda dhe paqe jashte”.
Mbi keto baza Kemaliste u riperteri nje miqesi e re midis dy popujve, shqiptare dhe turk. Kjo miqesi vijoi te mbetej e qendrueshme edhe per vete raportet politike dhe gjeopolitike te Ballkanit gjate Luftes se Ftohte. Integrimi i Shqiperise ne NATO si dhe shpallja e pavaresise se Kosoves intensifikuan miqesine midis popujve shqiptare dhe turk ne nje kontekst me te gjere Euro-Atlantik.
Lidhja dhe miqesia popullore shqiptaro-turke eshte themeli i miqesise dhe bashkepunimit edhe midis shteteve respektive, Shqiperise, Kosoves dhe Turqise. Ne historine e marredhenieve nderkombetare eshte provuar se miqesia midis popujve eshte kaq e rendesishme saqe mund t’i mbijetoje edhe krizave politike dhe institucionale ndermjet qeverive apo shteteve.
2. Erdoganizmi, Kemalizmi dhe Perendimi
Ne kohen tone Turqia duket se eshte perfshire ne nje situate shume te paqarte. Arritjet dhe vlerat Kemaliste po abandonohen. Themelet e demokracise po tronditen. Filozofia Perendimore dhe kultura e saj po zevendesohen me filozofi dhe kulture orientaliste me prirje fanatike e religjioze.
Hapsirat per lirite dhe te drejtat njerezore po reduktohen ne Turqi. Nje klime censure e represioni politik po zoteron gjithe jeten e vendit. Arsyetimi i gjithe kesaj situate nisi mbas te quajturit grusht shteti.
Politika zyrtare Turke fajeson Gylenin dhe organizaten e tij per gjithcka dhe po insiston qe t’u imponoje edhe Perendimit dhe shteteve te tjera qendrimin e saj kunder Gylenit dhe organizates se tij.
Duke ndeshur ne nje qendrim mospajtues te Perendimit, ShBA, Gjermani, BE dhe vendet e Ballkanit lidhur me akuzat e paprovuara kunder Gylenit dhe organizates se tij per grushtin e shtetit dhe krizen politike te Turqise, politika zyrtare Turke ka filluar te ashpersoje gjuhen kunder Perendimit, ShBA, NATO dhe BE.
Asnjehere prej shume dekadash nuk ka pasur nje klime kaq te ftohte midis Turqise dhe Perendimit. Shkaku i kesaj krize qendron kryesisht ne Ankara, ne politikat e brendshme jo demokratike si dhe ne luhatjet e politikes se jashtme Euro-Ruse te Erdoganit.
3. Terrorizmi nuk arsyeton cdo politike
Eshte e vertete se Turqia po ballafaqohet me nje krize komplekse ne Rajon. Roli i saj eshte shume i rendesishem. Kulminacioni eshte kriza e Sirise. Ne Siri po ndeshen regjimi diktatorial i Asadit, opozita kunder tij, ISIS dhe grupe militare te paidentifikuara qartesisht.
Nga jashte ne krizen e Sirise jane perfshire kryesisht Rusia, Turqia dhe Perendimi. Ky ballafaqim po interpretohet ne menyra kontraverse nderkombetarisht. Ne kete vorbull Turqia eshte deklaruar kunder regjimit te Asadit, por jo pro opozites kunder tij. Turqia deklarohet se cdo veprim ushtarak po e adreson kunder terrorizmit.
Paradoksi me tragjik eshte se gjitha palet te perfshire ne krizen e Sirise po arsyetojne veprimet e veta me luften kunder terrorizmit. Edhe Asadi, edhe Rusia, edhe Turqia po arsyetohen me luften kunder terrorizmit. E verteta duket te jete nje mpleksje e interesave gjeopolitike me ato te luftes kunder terrorizmit. Vija ndarese midis tyre vijon te jete e paqarte. E midis kesaj paqartesie Turqia zyrtare po mplekse edhe hesapet e saj te brendshme politike. Kjo po e ben Perendimin te jete i rezervuar. Per kete rezerve Erdogani po e sulmon ashper Perendimin.
Ne kete klime kaotike dy presidentet shqiptare, Nishani dhe Thaci bene vizita zyrtare ne Turqi. Qendrimi i tyre dhe deklatatat e bera nuk ishin te qarta. Ato vetem shtuan tymnajen brenda Shqiperise, Kosoves dhe tek aleatet tane Perendimore.
Pyetja qe shtrohet eshte: A jane Erdogani dhe politikat e tij modeli i duhur per dy presidentet shqiptare ne Ballkanin Perendimore!?