Albspirit

Media/News/Publishing

Vetting edhe për mediat/ Një pronar televizioni i dënuar për drogë?

Tema e ditës për politikën dhe shqiptarët është vetting. Të gjithë po presin të shohin një betejë të fortë ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë por edhe në politikë.

Dy grupe ku pritet të ketë një sitë të fortë, ndoshta edhe “spastrim” që mund të sillte edhe arrestime dhe përgjegjësi penale për dy nga klasat shoqërore më të korruptuara në vend.

Akuzat nuk janë thjesht të medias, por një perceptim dhe fakt që vjen nga problematikat dhe hallet e vetë shqiptarëve.

Por a mund të ndryshoje dhe korrigjohet vendi duke goditur ballazi vetëm dy grupe të shoqërisë, politikën dhe drejtësinë. Deri diku shqiptarët mund të kënaqen, por shoqëria nuk mund të përmirësohet vetëm me këto dy grupe. Ajo që duhet pas tyre është edhe një Vetting, pra transparence dhe hetim për mediat në Shqipëri.

Ka ardhur koha që pronarët dhe botuesit të zbardhin pasuritë e tyre. Përfitimet e pushteteve dhe shërbimet korruptive në media kanë mbushur xhepat e disa pronarëve me lekët e taksapaguesve shqiptarë. Nuk mjafton për shoqërinë vetëm pastrimi i drejtësisë dhe politikës, duhet edhe një spastrim dhe përgjegjësi për botuesit dhe pronarët e mediave, të ardhurat e sigurua prej tyre në ndërhyrje tenderash, përfitime fondesh por edhe aferat e pista të tyre me pazaret politike duke mbështetur ngjyra të caktuara të partive që luftojnë për pushtet.

Një nga rastet e përfolura në media është edhe një person që u shfaq si pronar televizoni në një media e cila është një marionetë gjobash, presioni dhe korrupsioni. Ndërhyrje për tendera, dhe ky nuk është një rast I vetëm. Pronari I
televizionit thërret në zyrën e tij biznesmenë që janë në gara për tendera dhe bën pazare se kush do jetë fituesi.  A nuk duhet një hetim për këta njerëz që nga pronarë mediash sillen si batakçinj dhe gjobaxhinj të ndryrë?

A nuk duhet të hetohen këta individë që pasi blenë një televizion me titra fillojnë gjobat? Sillen si barbonë në rrugët e Tiranës thua se janë biznesmenë të suksesshëm, kur në fakt biznesi është thjesht kamuflim për të mos thënë pastrim parash. Në qarqet mediatike flitet edhe për ndonjë pronar televizioni me emër të ndryshuar pas burgut që ka bërë për trafik drogë, apo të tjerë që nuk dihet më kë bandit flenë dhe kë politikan zgjohen.

Dhe në çdo rast, jo vetëm për trafikantin e drogës burgosur diku vërdallë Ballkanit, por edhe shokët dhe miqtë e tij dhe sërës së tij duhet më çdo kusht një hetim i vërtetë, jo si luftë ndaj medias, por si luftë nda pazarxhinjve, trafikantëve dhe batakçinjve që janë kthyer në pronarë mediash për të mbrojtur bizneset e tyre të pista dhe paratë e korrupsionit politik./citynews

Please follow and like us: